Saturday, September 30, 2023

Iran: Demonstrata Masive në Zahedan Me Slogane “Vdekje Khameneit,” “Vdekje Basij-it,” “Nga Zahedani në Teheran, Unë Sakrifikoj Jetën Time për Iranin.”

Protesta në Iran-Nr. 70

Të premten, më 21 tetor, në ditën e 36-të të kryengritjes mbarëkombëtare dhe tre javë pas masakrës brutale të besimtarëve në Zahedan, mijëra njerëz nga komuniteti Baluch organizuan një protestë pas faljes së të premtes para xhamisë Makki në Zahedan.

Njerëzit thërrisnin slogane anti-regjim si “Allah Akbar, Vdekje Khameneit”, “Vdekje diktatorit”, “Vdekje Khameneit, Bashkohuni! Bashkohuni”, “Vdekje Basij-it”, “Do ta vras këdo që ka vrarë vëllanë tim”, “Populli Baluch pranon të vdesë por jo të poshtërohet” dhe “Unë do të sakrifikoj jetën time nga Zahedani në Teheran për Iranin”.

Demonstratat në shkallë të gjerë vazhduan, veçanërisht në rajonet Shir Abad, Kowthar, Bazaar Moshtarak dhe Amir-al-Momenin. Forcat shtypëse ishin të vendosura nëpër çati, lëviznin me helikopterë dhe shënjestronin popullin me plumba për t’u përballur me protestuesit.

Më 30 shtator, pas faljes së të premtes, banorët e Zahedanit zhvilluan demonstrata nëpër rrugë për të protestuar kundër ngacmimit të një studenteje nga komandanti i Forcave Shtetërore të Sigurisë të qytetit Chahbahar. Forcat shtypëse hapën zjarr ndaj popullit dhe më shumë se 100 njerëz u vranë në rrugët përreth xhamisë. Shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe studentë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)