Friday, March 29, 2024

Në Tubimin e Iranianëve në Bruksel u Kërkohet Liderëve të BE që ta Njohin Luftën e Popullit Iranian

Ndërsa liderët e BE-së mbajtën një samit në Bruksel, diaspora iraniane dhe mbështetësit e Rezistencës Iraniane në Belgjikë u mblodhën jashtë selisë së Bashkimit Europian këtë mëngjes, duke mbështetur protestat mbarëkombëtare në Iran.

Iranianët nxitën Bashkimin Europian që ta përfshijë të gjithë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në listën e BE-së për organizatat terroriste, të dëbojë agjentët dhe operativët e tyre nga Bashkimi Europian dhe t’u anulojë pasaportat.

Samiti i Liderëve të Bashkimit Europian i mbajtur më 20 dhe 21 tetor në Bruksel, do të miratojë serinë e dytë të sanksioneve kundër regjimit klerikal. Të hënën, më 17 tetor, takimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian sanksionoi 11 individë dhe katër institucione si përgjigje ndaj represionit brutal të regjimit ndaj demonstratave të popullit iranian.

Ndërsa iranianët në Bruksel demonstruan duke shprehur solidaritet ndaj familjarëve të të burgosurve politikë dhe protestuesve jashtë burgut Evin të Teheranit, ata u kërkuan udhëheqësve europianë që ta mbajnë përgjegjës regjimin klerikal për gjakderdhjen më të fundit në burgjet iraniane.

Më 15 tetor, dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën gjatë një sulmi nga Njësitë Speciale të IRGC-së në burgun famëkeq Evin. Pas masakrës tragjike, një sulmi i ngjashëm ndodhi edhe në burgun Ghezelhesarit në Karaj. Para kësaj, rojet i vunë zjarrin burgut Lakan në Rasht, në veri të Iranit, duke vrarë dhjetë të burgosur.

Mbështetësit e NCRI në Belgjikë shprehën përsëri dëshirën e tyre për një Iran demokratik. Ata shprehën refuzimin ndaj çdo diktature duke përsëritur të njëjtin slogan që përdoret zakonisht nga demonstruesit në Iran, “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo udhëheqësi (Khamenei).