Thursday, December 8, 2022

Iran: Protesta masive në Zahedan, demonstrata të zhvilluara natën në qytete të tjera në ditën e 36-të të kryengritjes mbarëkombëtare

Protesta në Iran -Nr. 71

Në ditën e 36-të të kryengritjes mbarëkombëtare, të premten, më 21 tetor, u zhvillua demonstratë masive nga populli i Zahedanit.

Më pas, në Teheran dhe në disa qytete të tjera u zhvilluan përleshje gjatë natës mes forcave shtypëse dhe të rinjve protestues që thërrisnin, “Vdekje diktatorit”.

Në Amirabad, Sattar Khan, Saadat Abad, Shahran dhe disa rajone të tjera të Teheranit, populli zhvilloi demonstrata gjatë natës duke thirrur, “Vdekje diktatorit”, “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është i paligjshëm” dhe “Ky vit është një vit sakrifice. Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”.

Demonstrata natën u zhvilluan në Sanandaj, Tabriz, Shushtar, Isfahan, Urmia, Khoi, Getchin, Hormozgan e në vende të tjera. Në disa qytete rinia e rebeluar ngriti postblloqe duke ndezur zjarre për të marrë kontrollin e rrugëve. Në kryqëzimin Amin në Tabriz, në Iranin veriperëndimor, pati përplasje me forcat e sigurisë. Të rinjtë e rebeluar në Sanandaj, në Iranin perëndimor i vunë flakën makinës së një gjyqtari penal. Populli në zona të ndryshme të Isfahanit, duke përfshirë Chaharbagh, Khaneh Isfahan dhe Rahnan, zhvilloi demonstrata natën duke thirrur, “Ky vit është një vit sakrifice. Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti” dhe “Armët, topat dhe tanket nuk janë të dobishme, Mullahët duhet të vriten.” Në disa zona të Isfahanit, njerëzit thërrisnin “Vdekje diktatorit” nga dritaret e shtëpive të tyre. Në Ardabil, rinia e rebeluar ndëshkoi një mullah të lidhur me regjimin.

Të enjten në mbrëmje, në Lali, qytet në provincën Khuzestan, populli u përlesh me forcat shtypëse dhe plagosi disa prej tyre.

Më 21 tetor, Entekhab, një faqe shtetërore, postoi komente nga Ahmad Taheri, komandanti i Forcave Shtetërore të Sigurisë në provincat Sistan dhe Baluchistan, në lidhje me kryengritjen e të premtes në Zahedan. “Me ndërhyrjen në kohë të policisë u arrestuan rreth 57 rebelë, si dhe u identifikuan të gjithë drejtuesit dhe nxitësit e tyre dhe operacioni për arrestimin e tyre po vazhdon… të gjithë ata që shkatërrojnë pronën do të identifikohen dhe arrestohen”, tha ai.

Lidhur me protestuesit e arrestuar, të premten, mullah Muhamed Nabi Mousavi Fard, kreu i faljes së të premtës në Arak, tha: “95% e këtyre njerëzve ishin beqarë, 80% e tyre kishin diplomë dhe 20% kishin post-diplomë. Gjashtëdhjetë për qind e këtyre personave janë të moshës 15 deri në 20 vjeç, 20% janë 20 deri në 30 vjeç dhe 20% janë mbi 30 vjeç”.

Ahmad Khatami, kreu i faljes së të premtes në Teheran, tha: “Ata që u mashtruan, u gënjyen… duhet të lirohen pasi të japin një deklaratë me shkrim me kushtin që të mos marrin më pjesë në trazira. Për udhëheqësit e trazirave nuk duhet treguar mëshirë, ata duhet të vuajnë. Për këtë duhet dënimi me vdekje. Drejtësia duhet t’i ndëshkojë ata në mënyrë që të tjerët të mos guxojnë të rebelohen.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)-Paris

22 tetor 2022