
Të martën, më 26 maj 2020, një numër i madh banorësh e fermerësh në Farokhshahr u grumbulluan jashtë Zyrës së Guvernatorit të provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari për të shprehur protestën e tyre kundër konfiskimit të tokave bujqësore nga agjencitë e regjimit. Këto toka janë burimi kryesor i jetesës për një segment të madh të popullsisë në këtë zonë. Fermerët dhe banorët e varfër bënë protestë gjithashtu kundër planit të regjimit për t’ia ndryshuar rrjedhën ujërave të lumit Karoun në këtë zonë. Ata thërrisnin, “Më mirë vdesim sesa të pranojmë kompromis” dhe “Turp të ketë Ministri ynë i Energjisë.”
Televizioni shtetëror raportoi mbi këtë protestë duke thënë: “Këtë mbasdite, afërsisht 3,000 njerëz në Farokhshahr organizuan një protestë kundër planit për t’ia ndryshuar rrjedhën ujit, të njohur si tuneli “Behesht Abad”. Plani Behesht Abad është projektuar që të transferojë ujë nga provinca Chaharmahal dhe Bakhtiari drejt pllajës qendrore të Iranit.”







