Banorët në Gheyzanieh të Iranit jug-perëndimor, duke bllokuar një rrugë me goma makinash në flakë për të shprehur protestën e tyre teksa nëpër shtëpia u mungon uji
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 27 maj 2020—Pas protestave të zhvilluara nga banorët e pafajshëm të Gheyzanieh, një qytet i vogël pranë Ahvaz-it në Iranin jug-perëndimor, ndaj faktit që nëpër shtëpia u mungon uji i rrjedhshëm, zyrtarët e regjimit po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar nga gjendja si fuçi baruti e shoqërisë iraniane. Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani, guvernatori i provincës Khuzestan, zyrtarë të tjerë të regjimit dhe mediat janë duke e pohuar një pjesë të faktit të vuajtjeve të popullit dhe duke u përpjekur dëshpërimisht për ta zbutur këtë mjedis në gjendje shpërthyese.
“Pse po e shtyjmë sërish popullin deri në limitet e tij? Keqmenaxhimi dhe etja për ujë është kaq kritike dhe e trishtë saqë banorët e Gheyzanieh pranë Ahvaz-it kanë nisur protestat,” lexon një artikull në të përditshmen shtetërore Resalat të martën, më 26 maj. “Kur një familje nuk mundet dot të sigurojë jetesën, i duhet vetëm një shkëndijë, që do të jetë e barasvlefshme me një zjarr të vogël në një fuçi baruti e cila do të shpërthejë së bashku me gjithçka tjetër përreth.”
“Një ngarkesë e madhe me gazolinë mbërriti në Venezuelë pa asnjë të shtënë të vetme. Ndërsa njerëzit në Gheyzanieh thanë nuk kemi ujë dhe morën plumba si përgjigje,” shkruan një tjetër e përditshme shtetërore.
May 23 – Gheyzaniyeh, near Ahvaz, southwest #Iran
Locals blocked a road during their protests against the lack of running water in their homes. These harsh conditions are enforced on this population as the province is witnessing a major #coronavirus crisis. pic.twitter.com/6oC6SBrIpf— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) May 23, 2020