Thursday, March 28, 2024

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 323 Qytete Shkon Mbi 44,800

Iran: Coronavirus death toll in 323 cities exceed 44,800Nga 19 shkurti deri më 5 maj 2020, pesë nga 138 spitalet e provincës Teheran që pranojnë pacientë me koronavirus kanë patur 52,570 pacientë, nga të cilët 1,501 kanë vdekur.

52,750 pacientë me koronavirus janë shtruar në vetëm pesë nga 138 spitalet e Teheranit, 1,501 kanë vdekur

Në Teheran, numri i viktimave është mbi 7,300. Nga 19 shkurti deri më 5 maj 2020, pesë nga 138 spitalet e provincës Teheran që pranojnë pacientë me koronavirus kanë patur 52,570 pacientë, nga të cilët 1,501 kanë vdekur. Këto spitale janë: spitali Imam Hussein me 25,000 pacientë e 779 vdekje, Shohadaye Gomnam-Khorasan sq. me 11,750 pacientë e 291 vdekje, spitali Moddares me 11,650 pacientë e 251 vdekje, spitali Taleghani me 1,170 pacientë e 85 vdekje, dhe spitali Sajjad në Shahriar-Teheran me 3,000 pacientë e të paktën 95 vdekje. Këto statistika tronditëse vijnë në një kohë kur, sipas fjalëve të Guvernatorit të Teheranit, “Numri mesatar i vdkjeve nga koronavirusi në vend është 8.5 përqind dhe në provincën Teheran është 3.5 përqind,” raportoi dje agjencia shtetërore zyrtare e lajmeve ILNA.

Ndërkohë që shumë nga zyrtarët e regjimit ankohen haptazi për mungesën e shtretërve, pajisjeve, dhe personelit mjekësor, sot, Hassan Rouhani pretendoi përsëri se, “Në rastin e Koronavirusit, Irani është në listën e vendeve të suksesshme në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm … Në situatën e rëndë të pandemisë së koronavirusit, ne nuk kemi patur probleme për sa i përket shtretërve të spitaleve e shtretërve në sallat e trajtimit intensiv, dhe nuk kemi patur probleme as me pajisjet e frymëmarrjes.”