Dita e enjte, 27 tetor 2022, shënoi ditën e 42-të të kryengritjes mbarëkombëtare dhe të 40-tën që nga vrasja e Nika Shakaramit nga forcat e sigurisë. Populli në mbarë Iranin doli në rrugë dhe protestoi, duke thirrur slogane kundër regjimit si “Vdekje diktatorit”, “Vdekje Khameneit”, “Ky vit është një vit sakrifice, Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, ” Mullahët duhet të zhduken”, “Vdekje Liderit Suprem pas shumë vitesh të gjata krime”, “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi (Khamenei)” dhe “Vdekje qeverisë fëmijëvrasëse”.
Në Khorramabad, në Iranin perëndimor, një turmë e madhe protestoi pranë varrit të Nika Shakarami, duke thirrur, “Vdekje diktatorit”, “Vdekje Khameneit”, “Ky vit është një vit sakrifice, Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, dhe “Ne jemi të gjithë Nika, luftoni dhe ne do të kundërpërgjigjemi!” Forcat shtypëse hapën zjarr në drejtim të popullit, por u zmbrapsën nga rezistenca e guximshme e popullit. Banorët e Borujerdit i bënë homazh Nika Shakaramit në një demonstratë të madhe duke thirrur, “Mullahët duhet të zhduken”. Ata mbanin një pankartë ku shkruhej: “Nika, ne do ta marrim hakun tënd”.
Në Mahabad, në Iranin perëndimor, populli doli në rrugë mëngjesin e të enjtes dhe u përlesh me forcat shtypëse në disa pjesë të qytetit. Protestat vazhduan pasdite pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve. Njerëzit pushtuan komisariatin dhe zyrën e Guvernatorit. Forcat shtypëse vranë dhe plagosën disa të rinj në qytet.
Të enjten, në zona të ndryshme në Teheran, duke përfshirë Tehranpars, Shahrara, Hemat, Rrugën Hashemi, Rrugën Farjam Saraj, Rrugën Abazar, fshatrat Shahid dhe Chitgar, Sheshin Heravi, Tehransar dhe Robat Karim, u zhvilluan demonstrata dhe përleshje me forcat shtypëse gjatë gjithë ditës deri natën vonë. Të rinjtë zhvilluan demonstrata natën në Shahrara, duke thirrur: “Kjo është lëvizja Aban; diktaturës po i vjen fundi”. Në Majidieh, të rinjtë organizuan demonstrata natën dhe forcat shtypëse të regjimit bënë kontrolle shtëpi më shtëpi për të arrestuar protestuesit. Të rinjtë hodhën Kokteje Molotov dhe i vunë zjarrin bazës paramilitare Basij 307.
Në Isfahan, mjekët organizuan një protestë jashtë ndërtesës së Këshillit Mjekësor të regjimit. Një demonstratë e udhëhequr nga gratë u zhvillua në Bulevardin Mashhad’s Ahmadabad. Në Amol, forcat shtypëse hapën zjarr ndaj popullit dhe protestuesit u përleshën me ta. Në qytetet Baneh, Dehgolan, Bukan, Mashhad, Rasht, Khorramabad, Piranshahr, Kamyaran, Malek Shahr të Isfahanit, Fuladshahr, Borujerd, Borujen, Arak, Tonkabon, Juneqan, Andimeshk, Lahijan, Astara, Amol, Bandar Abbas, Kermanshah, Karaj, Ahvaz, Abadan, Shush dhe Shahryar, populli dhe të rinjtë organizuan demonstrata natën, bllokuan rrugët duke ndezur zjarr dhe u përfshinë në përleshje me forcat shtypëse. Studentët protestuan në universitetet e Teheranit, Shirazit, Isfahanit, Karajit e të tjera.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)