Friday, December 9, 2022

Iran: Sulmi në burgun Evin ishte i paramenduar; janë vrarë rreth 30-40 të burgosur, sipas dëshmitarëve okularë

Evin - WikipediaNdërsa regjimi po përpiqet të fshehë mizorinë e madhe që ka kryer në burgun Evin dhe nuk i lejon as deputetët e Majles-it ta vizitojnë këtë burg, përmasat e krimit kanë dalë në dritë pas 48 orësh. Rezistenca iraniane përsërit domosdoshmërinë e nisjes së një misioni ndërkombëtar për gjetjen e fakteve, i cili të vizitojë burgun Evin dhe të hetojë krimet e kryera në mbrëmjen e 15 tetorit. Në vijim jepen detaje të mëtejshme rreth tragjedisë bazuar në raportet dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë të cilët janë të gatshëm të dëshmojnë para gjykatave dhe autoriteteve ndërkombëtare:

  1. Reth tridhjetë apo 40 të burgosur u vranë gjatë sulmit në burgun Evin, nga Forcat Speciale të IRGC-së që mbrojnë Udhëheqësin Suprem (NOPO). Emrat dhe të dhënat e tyre janë regjistruar në spitalin e Evinit. Shumica e të vrarëve ishin nga Pavijoni 7.
  1. Sulmi ndaj të burgosurve ishte planifikuar që më përpara. Djalit të Ali Akbar Hashemi Rafsanjanit, Mehdiut, një i burgosur në Evin i cili ishte me leje, iu tha që të mos kthehej në burg. Akbar Tabari, zëvendësi i Kryegjyqtarit të atëhershëm Sadegh Amoli Larijani, dhe Mohammad Ali Najafi, ish-ministri dhe kryebashkiaku i Teheranit, të cilët janë të dy të burgosur në Evin, u transferuan në qendrën mjekësore të Evinit para sulmit për sigurinë e tyre.
  1. Rojtarët mizorë (NOPO) hodhën disa të burgosur nga çatia. Ata i sulmuan të burgosurit në oborr me plumba nga çatia. Njëri nga të burgosurit që po shikonte nga prapa dritares u qëllua në anë të trupit.
  1. NOPO sulmuan Pavijonin 8, ku mbahen të burgosurit politikë, me municione dhe pushkë dhe hodhën gaz lotsjellës deri në asfiksim. Në oborrin e Pavijonit 8, gjaku u derdh si në një thertore, aq sa u deshën 24 orë që të pastrohej.
  1. Në Pavijonin 8, disa të burgosur dhe informatorë spiunonin kundër të burgosurve, duke bashkëpunuar me forcat shtypëse dhe duke i udhëhequr ato. Pasi qëlluan dhe hodhën gaz lotsjellës, forcat e njësisë speciale i detyruan të burgosurit të shtriheshin në oborrin e burgut dhe i rrahën deri në vdekje. Rrahja brutale vazhdoi deri në mëngjes. Ata përdorën gjerësisht armë trullosëse për të rrahur të burgosurit.
  1. Koloneli i IRGC-së Mahmoudi, komandant i njësisë së mbrojtjes së burgut, e tejkaloi brutalitetin, madje edhe kur njësia speciale i tha të mos i godiste të burgosurit, ai i rrahu në kokë me shkop. Goditjet e tij në kokë i shkaktuan gjakderdhje nga sytë një të burgosuri politik. Një tjetër kriminel i pamëshirshëm ishte një roje burgu me emrin Tavakoli.
  1. 51 të burgosur u transferuan nga Pavijoni 8; në të njëjtën gjendje u mor edhe një i burgosur me pesë plumba në trup. Disa nga të burgosurit janë dërguar në burgun e Gohardashtit, por vendndodhja e të tjerëve nuk dihet.
  1. Ata hodhën gaz lotsjellës brenda në pavijonin e grave dhe në të njëjtën kohë mbyllën dyert e pavijonit në mënyrë që të burgosurat të mos mund të reagonin për të shpëtuar veten.
  1. Sikur populli i Teheranit të mos ishte turrur drejt burgut Evin të shtunën në mbrëmje, shumë të burgosur të tjerë do të ishin vrarë. Edhe tani, do të ndodhë një fatkeqësi njerëzore nëse Evin mbetet i mbyllur dhe askush nuk e viziton burgun.

Ndërkohë, më 17 tetor 2022, siç citohet në shtetëroren Entekhab, Kryegjyqtari Gholam Hossein Mohseni-Eje’i, tha me paturpësi: “Ajo që ndodhi në burgun Evin ishte një krim i kryer nga disa agjentë të armikut”. Në të njëjtën kohë, më 17 tetor, siç citohet nga Rrjeti shtetëror Sharq, Alireza Beigi, një përfaqësues i parlamentit të regjimit, tha: “Nuk ka përgjigje ndaj kërkesës tonë për të vizituar burgjet dhe qendrat e paraburgimit për protestat e fundit”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)