Protesta në Iran – Nr. 90
Të premten, më 28 tetor, duke shënuar ditën e 43-të të kryengritjes, vendasit në qytetin e Galikeshit në provincën Golestan, në veri të Iranit dolën në rrugë pas predikimit të namazit të xhumasë në mbështetje të popullit në Zahedan, njëkohësisht me protestat në Zahedan, Saravan , Iranshahr dhe Mahabad. Në provincat Khash, Sistan dhe Baluchistan, të rinjtë sulmuan postën e Goharkooh duke përdorur granata me raketa (RPG). Në Mahabad, përleshjet në rrugë vazhduan natën vonë dhe njerëzit ngritën barrikada në rrugë për t’u përballur me forcat shtypëse.
Në Teheran, të rinj të guximshëm dogjën një bazë paraushtarake Basij në rrugën Piroozi duke përdorur molotov. Ata dogjën një automjet patrullimi Basij në distriktin Shemiran-e-Now dhe bllokuan rrugët duke i vënë flakën koshave të plehrave në lagjen Teheran Sar. Në Tehranpars, thirrjet “Vdekje diktatorit” u dëgjuan në orën 21:00 me kohën lokale nga shtëpitë e banimit në të gjithë lagjen.
Në Babol, njerëzit morën pjesë në një ceremoni për të nderuar 40-vjetorin e martirizimit të Milad Zare, të vrarë gjatë kryengritjes, mbajtën një protestë duke brohoritur slogane kundër regjimit dhe u përballën me sulmin e forcave Basij duke brohoritur: “Mercenarët e Basijit! Ky eshte fundi!”
Në Qasreshirin, duke marrë pjesë në varrimin e Afshin Asham, i cili u vra gjatë kryengritjes, njerëzit dhe të rinjtë mbajtën një tubim duke brohoritur “Vdekje Khamenei”. Ata dogjën edhe një degë të Sepah Bank. Në Falavarjan, të rinj rebelë i vunë zjarrin zyrës së Imamit të Namazit të Xhumasë. Protestat gjatë natës u mbajtën në Miandoab dhe Marivan duke ndezur zjarre të mëdha në rrugë. Njerëzit mbajtën protesta të natës duke brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit” në konviktin e Universitetit të Tabrizit, rrugën Shahpur në Abadan dhe Arak. Të rinjtë në Borujen kanë përmbysur një makinë policie.
Në Tonkabon, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi protestat e natës së njerëzve dhe në këmbim, të rinj të guximshëm u përleshën me ta duke përdorur taktikën “godit dhe vrapo.” Vendasit në Borujerd protestuan duke brohoritur parulla të tilla si: “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje diktatorit”.
Në Sanandaj, një sportist i ri i quajtur Ashkan Morovvati u plagos pasi u qëllua nga forcat e IRGC. Në Arak, forcat kriminale të regjimit sulmuan të rinjtë duke ndezur qirinj në rrugën e Shariati në kujtim të dëshmorit të kryengritjes Mehrshad Shahidi dhe arrestuan disa prej tyre.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)
October 28 – Zahedan, Sistan & Baluchestan Province, western #Iran
More footage of today's unrest as thousands took to the streets and the regime's security forces opened fire.#IranRevolution2022#آزادی_آزادی_آزادی pic.twitter.com/cQJgouOTLb— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) October 28, 2022
October 28 – Saravan, southeast #Iran
The regime's oppressive security forces are opening fire on protesters.#IranRevolution#آزادی_آزادی_آزادی pic.twitter.com/LcOpHdRKVW— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) October 28, 2022
October 28 – Zahedan, southeast #Iran
Footage of the protesters forcing the regime's security units to flee.#IranRevolution2022#آزادی_آزادی_آزادی pic.twitter.com/tgr9CwPMVf— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) October 28, 2022