Tuesday, December 6, 2022

Iran: Kryengritja mbarëkombëtare u përhap në 156 qytete, mbi 240 të vrarë, më shumë se 12,000 të arrestuar

Protesta në Iran – Nr. 20

Studentët dhe profesorët e dhjetëra universiteteve iraniane hyjnë në grevë për lirimin e të arrestuarve.

Sipas Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), numri i të vrarëve në 11 ditët e para të kryengritjes mbarëkombëtare ka kaluar 240. Numri i personave të arrestuar në kryengritjen, e cila është përhapur në 156 qytete, ka tejkaluar 12,000.

Pas arrestimit të shumë studentëve në mbarë vendin, të hënën, në ditën e 11-të të kryengritjes, shumë profesorë dhe studentë në universitetet iraniane dolën në grevë dhe njoftuan se do të vazhdojnë grevën deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve.

Mbrëmë, kampusi i Universitetit të Teheranit ishte skena e demonstratave dhe përleshjeve me forcat shtypëse. Studentët ishin të bashkuar dhe i rezistuan sulmit të Gardës Revolucionare dhe agjentëve me rroba civile, duke brohoritur “vdekje diktatorit”. Studentët e Universitetit Tarbiat Moddares zhvilluan gjithashtu një demonstratë në ambientet e universitetit dhe kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)