Iran: Në Natën e 11-të, Kryengritja Mbarëkombëtare në Teheran dhe në Shumë Qytete Vazhdoi Pavarësisht Shtypjes Brutale

423

27 shtator 2022

Protesta në Iran-Nr. 19

“Ruhuni nga dita kur do të armatosemi,” thirrën të rinjtë si përgjigje ndaj hapjes së zjarrit kundër demonstruesve në Teheran

Të hënën, më 26 shtator, në ditën e 11-të të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, pavarësisht nga shtypja brutale dhe mbyllja e plotë e internetit, në dhjetëra rajone të Teheranit populli doli në rrugë dhe u përball me forcat shtypëse të regjimit. Rajonet përfshinin Sattar Khan, Marzdaran, Sazmane Ab, Punak, kryqëzimin Kamali, Geisha, Tehran Pars, Saadat Abad, Amir Abad, Yousef Abad, Shahrak Omid, ShahrAra, Niavaran, Rrugën Damavand, Narmak, Chahar Divari, Haft Howz, Chitgar, dhe Ekbatan. Në disa rajone, forcat shtypëse hapën zjarr ndaj demonstruesve. Në Narmak dhe Sattar Khan, të rinjtë u përleshën me forcat shtypëse.

Duke i vënë zjarrin shumë pjesëve të Teheranit, demonstruesit bllokuan rrugët për të parandaluar lëvizjen e forcave represive. Në shumë vende, rinia e rebeluar sulmoi me molotov grumbullimet e forcave represive dhe automjetet e tyre dhe i detyroi të tërhiqen. Në përgjigje të hapjes së zjarrit dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga IRGC, të rinjtë e rebeluar thërrisnin, “Ruhuni nga dita kur do të armatosemi”.

Demonstruesit thërrisnin “Vdekje diktatorit”, “Ky vit është vit sakrifice. Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, “Të gjitha këto ushtri janë mbledhur për të vënë në shënjestër liderin”, “Nuk do të kthehemi në shtëpi derisa të bëjmë një revolucion” dhe “Ne po luftojmë burra e gra; luftoni dhe ne do të kundërpërgjigjemi!” Mbrëmë, sloganet “vdekje diktatorit” dhe “vdekje Khameneit” dëgjoheshin edhe nga çatitë dhe dritaret e shtëpive në shumë zona të Teheranit.

Në ditën e 11-të të kryengritjes mbarëkombëtare, në shumë qytete, duke përfshirë Yazd, Mashhad, Tabriz, Bandar Abbas, Lahijan, Qom, Qorveh, Sardasht, Marivan dhe Sosangard, njerëzit dolën në rrugë dhe u përballën me forcat represive. Në Mashhad, megjithë praninë e madhe të agjentëve të armatosur, njerëzit protestuan dhe u përballën me forcat represive dhe me agjentët e veshur civil në të paktën pesë rrethe.

Në Tabriz, demonstrata u zhvilluan në shumë rrethe, duke përfshirë qytetin Rushdieh dhe kryqëzimin Shahnaz. Demonstruesit thërrisnin, “Jo Shahut, jo Mullahëve, Populli, Populli”. Në Mehrshahr Karaj, populli thërriste, “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi (Khamenei). Në Qorveh, një turmë e madhe njerëzish thërrisnin, “Vdekje Khameneit, unë do ta vras këdo që vrau motrën time”. Në Marivan, një turmë e madhe thërriste: “Iranianët vdesin por poshtërimin nuk e pranojnë”.

Në Teheran dhe shumë rajone të tjera të vendit, regjimi klerikal e ka mbyllur internetin ose e ka ngadalësuar atë për të parandaluar përhapjen e kryengritjes dhe lajmeve të saj.

Mbrëmë, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se gra dhe të rinj të guximshëm dolën në rrugë në Teheran dhe qytete të tjera për ditën e 11-të rradhazi. Kryengritja mbarëkombëtare është zgjeruar në 154 qytete. 200 janë vrarë, 10,000 janë arrestuar. Duke theksuar se gjakderdhja e pajustifikuar do ta nxiste kryengritjen dhe do të forconte vendosmërinë e rinisë së rebeluar, ajo i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të marrë masa urgjente për lirimin e të arrestuarve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)