Friday, July 26, 2024

Iran: Kryengritja Mbarëkombëtare e Përhapur në 154 Qytete; Në Dhjetë Ditët e Para, 200 të Vrarë dhe 10,000 të Arrestuar

Protesta në Iran-Nr. 18

Publikohen emrat e 17 dëshmorëve të tjerë

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) publikoi emrat e 17 dëshmorëve të tjerë të kryengritjes së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin. Emrat e viktimave të tjera do të publikohen pas verifikimit. Në 10 ditët e para, kryengritja mbarëkombëtare u përhap në 154 qytete. Numri i dëshmorëve ka kaluar mbi 200, ndërsa numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 10 mijë.

Përmasat e arrestimeve janë të tilla që zyrtarët dhe mediat e regjimit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i pranojnë deri diku. Më 24 shtator, agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me Forcat Terroriste Quds, duke cituar Azizollah Maleki-n, komandantin e Forcave Shtetërore të Sigurisë të regjimit (SSF) në provincën Gilan, raportoi arrestimin e 739 protestuesve, duke përfshirë 60 gra. Ai tha: “Në orët e para të këtyre ngjarjeve, 104 efektivë të policisë së Gilanit u plagosën gjatë përleshjeve dhe u dëmtuan disa nga automjetet, motoçikletat dhe mjetet e urgjencës të Forcave”.

Më 23 shtator, siç citohet në gazetën shtetërore Mashreq, Hossein Hosseinpour, zëvendëskomandanti i SSF në provincën Gilan, raportoi arrestimin e 211 personave të cilët “shpërfillën paralajmërimet e policisë dhe u munduan të drejtonin protestat dhe të prishnin rendin dhe sigurinë publike”. Ai shtoi, “ndaj tyre u morën masa të rrepta”.

Më 25 shtator, siç citohet në Noor News, Mohammad Karimi, prokurori i regjimit në Sari, tha se 450 persona ishin arrestuar në Mazandaran gjatë ditëve të fundit. Ai tha: “Gjatë ditëve të fundit, në disa pjesë të Mazandaranit, nën drejtimin e agjentëve të huaj kundër-revolucionarë, ata sulmuan ndërtesat qeveritare dhe… i dëmtuan ato… sulmuan forcat e sigurisë dhe SSF-në dhe plagosën më shumë se 76 persona.”

Më 25 shtator, siç u citua nga televizioni shtetëror, ministri i Brendshëm i regjimit, Ahmad Vahidi, tha: “Ne presim që sistemi gjyqësor të marrë masa ndaj autorëve dhe drejtuesve kryesorë të këtyre trazirave në mënyrë ligjore, vendimtare, të shpejtë dhe edukative”.

Më 25 shtator, televizioni shtetëror raportoi: “Gjatë ditëve të fundit, rebelët dëmtuan 240 degë të bankave shtetërore. Ata shkatërruan 240 ATM dhe u vunë flakën 11 godinave bankare.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)

VIDEO: https://youtu.be/2YlxLjO_LJ4