Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) vendosën nëntë individë dhe entitete iraniane në listën e tyre për mbështetje të terrorizmit dhe transferim të fondeve tek Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC), vetëm pak ditë përpara vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Abu Dhabi javën tjetër. Pritet që ai të takohet me zyrtarë të lartë të Emirateve atje.
UAE mbështet vendimin e Presidentit amerikan Trump për t’u tërhequr nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), njohur përgjithësisht si pakti bërthamor i Iranit. UAE mbështet gjithashtu kërkesën e Uashingtonit që Irani të bëjë ndryshime të gjera në politikën e tij të jashtme përndryshe do t’i vihen sanksione ekonomike.