Pakti Bërthamor me Iranin: EU3 Vënë në Lëvizje Mekanizmin për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve
Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 14 janar 2020.
Fuqitë europiane, Franca, Gjermania dhe Britania kanë vënë në lëvizje një mekanizëm zyrtar për mosmarrëveshjet, lidhur me shkeljet që Irani u ka bërë disa pjesëve të rëndësishme të paktit bërthamor të 2015-ës.
Regjimi Iranian i ka hequr gradualisht të gjitha kufizimet mbi prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili mund të përdoret për të bërë lëndë djegëse për reaktorët por edhe për armë bërthamore.
- Mohammad Mohaddessin, zyrtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar deklaratën e mëposhtme lidhur me këtë zhvillim:
Riktheni Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Mënyrë që Regjimi Iranian të Mos Zotërojë Bombë Bërthamore dhe ta Ndalë Agresionin Rajonal
Vendimi i EU3 për ta aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në JCPOA është një hap në drejtimin e duhur dhe EU3 duhet ta plotësojnë atë me masa të mëtejshme. Rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi prgramin e armëve bërthamore të regjimit iranian është një hap thelbësor në rrugën për të mos e lejuar regjimin fashist fetar të zotërojë armë bërthamore dhe të vazhdojë me agresionin rajonal. Vonesa e marrjes së një mase të tillë deri tani e ka dëmtuar rëndë paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka paralajmëruar shpesh, dhe konkretisht në datën 14 korrik 2015, pas JCPOA-së se anashkalimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ua lë derën hapur mullahëve për mashtrime dhe për zotërimin e bombës bërthamore… Një marrëveshje e mirë duhet të adresojë ndalimin e plotë të programeve të regjimit për pasurim e prodhim bombash, si dhe kufizimin e veprimtarive të tij në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
Përvoja ka treguar se çdo ngurrim apo vonesë në vënien e sanksioneve gjithëpërfshirëse mbi regjimin klerikal me shpresën se mund t’i braktisë programet e tij anti-patriotike bërthamore dhe të raketave apo eksportin e terrorizmit drejt vendeve të rajonit, është një deluzion që do ta rrezikojë edhe më tej paqen dhe qetësinë në rajon e në botë.