Iran: Protestat e Studentëve për të Katërtën Ditë Rresht

1221

14 Janar, Protestat në Iran: Protestat e Studentëve për të Katërtën Ditë Rresht

Iran Protests – Nr. 8

sot në mesditë, universitetet e teheranit ishin skena protestash.

Studentët e departamentit të mjekësisë në Universitetin e Teheranit u mblodhën në protestë përpara xhamisë së universitetit duke thirrur me sllogane anti-regjim, si për shembull, “Mos më quaj rebel! Ti je rebeli, ti tiran!” “Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” “Kryekomandant, jep dorëheqjen,” “IRGC kryen krime, lideri e mbështet,” “Turp, turp për televizionin dhe radion shtetërore,” “Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo lideri,” “1,500 është numri i vdekjeve për nëntorin,” “Thirrje për drejtësi nga gjithë kjo padrejtësi,” “Vdekje parimit të velayat-e faqih,” “Nuk kemi sakrifikuar vetëm për t’u dorëzuar e për të lavdëruar një lider vrasës,” “Do të vdesim, do të vdesim, dhe do ta rifitojmë Iranin,” dhe “të burgosurit politikë duhet të lirohen.”

Studentët e Universitetit Kombëtar (Beheshti) protestuan kundër një grumbullimi të orkestruar të disa agjentëve Bassij, të cilët i kishin sjellë në vendngjarje si “studentë.” Agjentët e Bassij u detyruan shpejt t’ia mbathnin. Studentët thërrisnin: “Nëse je student, pse e ke mbuluar fytyrën?” “Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” dhe “Armiku ynë është këty, gënjejnë kur thonë se është Amerika.”

Edhe studentët e departamentit të artit Pardis zhvilluan protesta duke thirrur: “Jemi duarbosh, hiqini shkopinjtë,” dhe “vdekje gënjeshtarëve.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka lavdëruar studentët protestues, dhe i ka bërë thirrje të gjithë popullit, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin ata. Ajo i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Bashkimit Europian, shteteve anëtare, dhe të gjitha organeve ndërkombëtare që mbështesin të drejtat njerëzore që ta dënojnë shtypjen e egër të protestave të popullit dhe studentëve në Iran, të marrin masa të menjëhershme për të liruar të arrestuarit, dhe të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet dhe të burgosurit e arrestuar gjatë kryengritjes.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

14 janar 2020