Zonja Maryam Rajavi: Rezistenca Iraniane mirëpret çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve të popullit Iranian

5

Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), deklaron se Rezistenca Iraniane mirëpret çdo marrëveshje për të ndaluar luftën dhe vuajtjet e popullit iranian. Ajo thekson se përmbysja e regjimit teokratik është detyrë e popullit iranian.

Zonja Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), deklaroi: Rezistenca Iraniane, e cila për gati pesë dekada ka luftuar për liri dhe paqe, mirëpret çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve të popullit iranian. Në Iran, askush përveç mbeturinave të mullahëve dhe Shahut nuk ka dashur ose dëshiron luftë.

Përpjekja për të prodhuar armë bërthamore, nxitja e luftës dhe ndërhyrja në vendet e rajonit janë pjesë e strategjisë së mbijetesës së fashizmit fetar që sundon Iranin dhe ai nuk do t’i braktisë ato për sa kohë të jetë në gjendje. Lufta është mburoja e këtij regjimi kundër kryengritjeve popullore, ndërsa paqja dhe armëpushimi janë, siç e tha Khomeini, si “helm” për të. Përmbysja e regjimit është përgjegjësi e popullit iranian dhe e Rezistencës së tij të organizuar.

Zonja Rajavi shtoi: Përsëris edhe një herë se çdo marrëveshje ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës duhet të përfshijë ndalimin e ekzekutimeve të të burgosurve politikë dhe vrasjen e protestuesve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

14 Qershor 2026