Impakti i sanksioneve amerikane mbi Iranin, të vendosura në gusht, vetëm sa ka filluar të shihet, por ekonomia iraniane po përballej që më parë me një krizë madhore, falë dekadave të korrupsionit e keqmenaxhimit nga mullahët.
Kjo ekonomi e paqendrueshme u shkund nga protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare që shpërthyen dhjetorin e shkuar dhe tërheqja e SHBA-së nga pakti bërthamor në maj i dha një goditje pothuajse fatale. Le të shohim se çfarë po ndodh me ekonominë.
- GDP: Qendra e Kërkimit e Parlamentit të Regjimit Iranian parashikon se GDP e Iranit do të bjerë me 0.8% në këtë vit fiskal dhe me 2.5% vitin tjetër, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar llogarit një rënie më të madhe prej 1.5% dhe 3.6% përkatësisht. Një rënie masive nga rritja prej 4% që ishte parashikuar më herët këtë vit.
- Inflacioni: Qendra Statistikore e Iranit ka treguar një inflacion prej 5.4% për shtatorin (që përkthehet në një shifër vjetore prej 88% kur llogaritet për çdo muaj), ndërsa Banka Qendrore ka treguar një shifër prej 6.1% (ose 103% në vit).
- Kursi i këmbimit: Në prill, regjimi Iranian e caktoi kursin e këmbimit në një vlerë prej 42,000 rialë ndaj dollarit, por krusi global i këmbimit arriti në 200,000 në fillim të tetorit. Shumë mendojnë se riali do të bjerë prapë, gjë që vetëm sa do t’i rritë çmimet për popullin iranian.
- Punësimi: Papunësia në Iran është e lartë, por është edhe më keq tek njerëzit që kanë diploma. Llogaritet se një e treta e burrave dhe gjysma e grave nën moshën 30 vjeç me diploma universiteti janë të papunësuar.
- Tregu i shtëpive: Ndërkohë që çmimet kapin majat, njerëzit kanë frikë të blejnë në këto kohë të pasigurta, kur vlera e pasurisë së tyre mund të bjerë shumë shpejt pas blerjes.
- Eksportet: Aktualisht, eksportet janë të larta, por me ardhjen e sanksioneve kundër industrisë iraniane të naftës, mund të presim që eksportet të bien javën tjetër.
Përgjigjja e regjimit
Duket gjithashtu se Regjimi Iranian nuk ka një plan të qartë për ta zgjidhur këtë krizë, vetëm pak ide gjysmake të cilat ka mundësi t’i përkeqësojnë edhe më tej gjërat në fund të fundit, si ndalimi i eksportit të domateve.
Ata kanë dështuar gjithashtu në parandalimin e kontrabandës që trafikon naftë iraniane jashtë vendit apo sjell artikuj ushqimorë që janë të vështirë për t’u gjetur, për një çmim shumë të lartë. Megjithatë shumica e kontrabanduesve janë të lidhur me Regjimin, kështu që ndoshta nuk duhet të habitemi.
Kursi artificial i këmbimit po i lejon gjithashtu ata që janë krye të importeve/eksporteve – Gardën Revolucionare – që të fitojnë më shumë duke shfrytëzuar diferencën, ndërkohë që populli iranian jeton në varfëri.
Regjimi Iranian me sa duket mendon se mund të presë derisa të mbarojë presidenca e Trump, por në fakt nuk mundet. Ekonomia po bie dhe nuk ka fashë që ta mbrojë për dy vitet e mbetura, sidomos me ndjenjën e rritur anti-qeveritare mes popullit iranian.