Sunday, January 29, 2023

Iran: Raundi i Katërt i Grevës së Shoferëve të Kamionëve në Provinca të Ndryshme të Vendit

 Që nga mëngjesi i së enjtes, 1 nëntor, nisi raundi i katërt i grevës së shoferëve të kamionëve, duke mbuluar zona të gjera të vendit.

Shoferë nga provinca të ndryshme, duke përfshirë Teheran, Isfahan, Khuzestan, Azerbaixhani Perëndimor, Azerbaixhani Lindor, Khorasan Razavi, Khorasani Jugor, Khorasani Verior, Sistan e Baluchestan, Fars, Kermanshah, Kerman, Hamedan, Golestan, Zanjan, Semnan, Hormozgan e të tjera, e ndalën punën.

Grevat e mëparshme të shoferëve janë bërë në qershor, gusht dhe tetor për të protestuar kushtet e rënda të jetesës, tarifat e ulëta të ngarkimit me mallra, kostot e larta të pjesëve të këmbimit, kushte të rënda të sigurimeve, e kështu me rrallë. Raundi i tretë i grevës së tyre zgjati 21 ditë. Grevistët, përveç kërkesave të mëparshme, kërkojnë edhe lirimin e shoferëve të arrestuar gjatë raundit të tretë të grevës.

Greva po zhvillohet ndërkohë që regjimi po përpiqej ta parandalonte përmes një shumëllojshmërie presionesh e kërcënimesh. Disa shoferë janë thirrur në prokurori.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjithë të rinjve që t’i mbështesin shoferët grevistë, dhe u bën thirrje unioneve të punëtorëve, Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe organizatatve të tjera që mbrojnë të drejtat e punëtorëve që t’i dënojnë masat represive të marra nga Regjimi Iranian kundër shoferëve dhe që ta mbështesin grevën e tyre për të marrë të drejtat që u takojnë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
1 nëntor 2018