Wednesday, February 8, 2023

Iran: Të Burgosurit Politikë në Burgun e Urmia-s Vazhdojnë Grevën e Urisë për të Katërtën Ditë Rresht

Rezistenca Iraniane Bën Thirrje që një Mision Ndërkombëtar të Vizitojë Burgjet e Iranit dhe të Takohet me të Burgosurit Politikë

Në ditën e katërt të grevës së urisë të të burgosurve politikë në burgun e Urmia-s, Rezistenca Iraniane thekson sërish se është e nevojshme që një mision hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e Iranit, sidomos burgun e Urmia-s, dhe të takohet me të burgosurit politikë.

Dhjetëra të burgosur politikë në burgun e Urmia-s janë në grevë urie që të dielën, më 12 dhjetor, për të protestuar kundër transferimit të tyre të mundshëm në një pavijon të ri ku mungojnë lehtësirat bazë dhe hapësira e mjaftueshme, dhe ku ka kontrolle e kufizime shumë më të rrepta.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të të Drejtave Njerëzore të OKB-së, Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe raportuesve përkatës të OKB-së, si dhe organizatave të tjera të të drejtave të njeriut, që ta dënojnë torturimin, keqtrajtimin dhe eliminimin e të burgosurve politikë nga regjimi klerikal. Dosja e dhunimeve të rënda e sistematike të të drejtave të njeriut në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada gjenocid e krime kundër njerëzimit, duke përfshirë masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.