Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Tregtisë të Iranit të lidhur me Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë tha dje se disa artikuj ushqimorë eksportohen jashtë vendit, pavarësisht nga mungesa brenda Iranit. Sadif Beikzadeh tha pavarësisht një ndalimi të eksportit të artikujve bazë ushqimorë të tillë si vaji i gatimit dhe shpendët, disa artikuj eskportohen.“Në tregun e lirë, kursi i këmbimit është pesë herë më i lartë se kursi i këmbimit qeveritar (4,200 tomanë) i cili është grumbulluar për këto ushqime themelore. Kjo do të thotë që çmimi i brendshëm i këtyre artikujve është rreth një e pesta e çmimit jashtë kufirit dhe në këto kushte, tendenca për të kontrabanduar këto artikuj rritet, “tha Sadif Bikzadeh në një intervistë me agjensinë shtetërore të lajmeve ILNA.Zyrtari iranian gjithashtu la të nënkuptohet se një ndryshim në çmime mbështetet në “masën dhe kërkesat e kontrabandës” së artikujve ushqimorë. Kursi i këmbimit të qeverisë në Iran me dollarin amerikan është 4,200 tomanë, ndërsa kursi i këmbimit është 24,680 tomanë.