Gruaja e 115- të u var në prag të Vitit të Ri Iranian Një grua u var në Burgun Lakan të Rashtit të shtunën, 13 Mars 2021. Kjo është gruaja e 115-të e ekzekutuar gjatë qëndrimit të Rouhani si president i regjimit klerik.Gruaja e ekzekutuar është identifikuar si Maryam Karimi (Massoumeh). Ajo ishte e martuar dhe kishte një vajzë të vogël. Maryam Karimi ishte viktimë e dhunës në familje. Kërkesa e saj për divorc nuk ishte pranuar nga burri i saj. Pas ekzekutimit të Maryam Karimi, agjentët e regjimit morën babanë e saj (gjithashtu i burgosur) për të parë trupin e vajzës të varur në trekëmbësh. Lajmi për ekzekutimin e Maryam Karimi nuk është publikuar ende nga media e regjimit. Regjimi klerik ka rritur ekzekutimin e grave në muajt e fundit.Zahra Esma’ili u var në agim të mërkurën, 17 Shkurt 2021, në Burgun Gohardasht (a.k.a. Rajaiishahr) në Karaj. Ajo ishte 42 vjeç dhe kishte dy fëmijë. Sipas avokatit të saj, ajo pa 16 të burgosur të varur para syve të saj. Ndaj, ajo pësoi infarkt para se ta çonin në trekëmbësh e megjithatë rojet e burgut e varën trupin e saj të pajetë. Zahra Esma’ili ishte një grua e pafajshme. Ajo mori përgjegjësinë për vrasjen e burrit të saj për të shpëtuar vajzën e saj adoleshente e cila e kishte qëlluar atë në kokë.Alireza Zamani ishte një drejtor në Ministrinë e Inteligjencës së mollahëve. Ai keqtrajtoi dhe goditi gruan dhe fëmijët e tij në mënyrë të vazhdueshme.Një grua 23-vjeçare u ekzekutua në Burgun e Ardabilit të hënën, 8 shkurt 2021.