Thursday, February 9, 2023

Faktet dhe Shifrat Tregojnë Sesi Mullahët e Kanë Shkatërruar Ekonominë e Iranit

facts-and-figures-show-how-mullahs-have-destroyed-irans-economy

Ndërkohë që ekonomia e Iranit vuan dhe populli mezi e fiton bukën e gojës, regjimi vazhdon me politikat e gabuara ekonomike. Por për ta qetësuar shoqërinë dhe për t’i mashtruar njerëzit, zyrtarët e regjimit shpallin statistika të rreme ose ndërmarrin veprime të gabuara. Faktet dhe shifrat e mëposhtme e konfirmojnë këtë.

Abdolnasser Hemati, shefi i Bankës Qendrore të regjimit, ka shpallur së fundmi se “vendi ka dalë nga faza e rënies ekonomike.” Hemati tha se e ashtu-quajtura rritje ekonomike gjatë verës dhe dimrit të vitit të shkuar ka shkuar në 3.9 përqind.

Por një javë më parë, Qendra e Statistikave e regjimit, ndërkohë që përpiqej t’i fshihte shifrat e vërteta të ekonomisë së shkatërruar të Iranit, shpalli se rritja ekonomike ka qenë më pak se 1 përqind. Qendra raportoi se rritja ekonomike me eksportin e naftës në vjeshtën e 2020-ës ka qenë pozitive në shifrën 0.8%, dhe rritja ekonomike pa eksportin e naftës ka qenë pozitive me 0.2 përqind. Pra nuk arrin as në një përqind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte parashikuar në raportin e tij të fundit se rritja e GDP-së në 2020-ën krahasuar me vitin 2021 do të ulej me 5%. Kjo organizatë ndërkombëtare kishte raportuar se ekonomia e Iranit është tkurrur me 6.5% dhe 5.4% në 2018-ën dhe 2019-ën, përkatësisht.

Në fillim të dimrit, Banka Botërore pati thënë se rritja ekonomike e Iranit në 2019-ën ka qenë negative me 3.7%, dhe këtë vit kjo shifër pritet të jetë 1.5% pozitive. Statistikat e Bankës Botërore përputhen me gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë që nënvizon faktin se ekonomia e Iranit nën regjimin e mullahëve ka rënë me 16.5% në tre vitet e fundit.

Fakti që populli iranian po lufton me varfërinë dhe protestat e përditshme nga të gjithë sektorët e shoqërisë për shkak të kushteve të këqija ekonomike dëshmojnë për shkatërrimin e ekonomisë së Iranit.

Njëri nga aspektet e ekonomisë së shkatërruar të Iranit është rritja e inflacionit dhe rritja e likuiditetit. Një nga arsyet kryesore të çmimeve kaq të larta dhe inflacionit janë politikat ekonomike të qeverisë, si kompensimi i buxhetit të saj përmes kartëmonedhave dhe stimulimi i rritjes së likuiditetit.