Friday, September 20, 2024

Sunni-t Iranaianë Thonë se Policia i Ka Bllokuar Faljet e Bajramit në Katër Distrikte të Teheranit

Myslimanët iranianë të minoritetit Sunni thonë se autoritetet e kombit me shumicë Shiite ua kanë ndaluar disa Sunni-ve organizimin e faljeve publike në kryeqytetin Teheran, në festën myslimane të Kurban Bajramit.

Faqja kryesore Sunni e Iranit, Sunni Online, ka publikuar një raport të enjten ku thotë se policia e Teheranit i ka bllokuar faljet e Sunni-ve në katër distriktet e sipër-përmendura duke u vendosur në hyrjet e qendrave të lutjeve dhe duke i shpërndarë besimtarët. Qendra të tilla janë shpesh në shtëpitë e Sunni-ve ose në dhoma të mëdha të ndërtesave të tjera.