Banka Shtetërore e Indisë Tërhiqet nga Irani

566

 Importet indiane të naftës iraniane mund të ndikohen fuqishëm pas gushtit, sipas shefit të financës së Korporatës Indiane të Naftës (IOC) të premten, pasi Banka Shtetërore e Indisë (SBI) i ka informuar rafineritë që nuk do të merret me pagesat për naftën e papërpunuar nga nëntori.

  1. K. Sharma i IOC tha: “Ngarkimi (i naftës) do të ndikohet nga fund-gushti nën mekanizmin aktual po të mos krijohet një rrugë e re pagese.”

Kjo lëvizje nga banka më e madhe e Indisë, vjen pasi Donald Trump e tërhoqi SHBA-në në maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015 dhe vendosi të rinovonte sanksionet e rënda mbi regjimin brenda 180 ditëve.

Disa sanksione, si ato mbi industrinë e makinave, do të hyjnë në fuqi më 6 gusht (90 ditë pas tërheqjes), ndërsa ato që kanë në shënjestër sektorin e naftës do të fillojnë më 4 nëntor.

Arsyeja pse rafineritë indiane do të përballen me ndëshkime për ngarkesat e gushtit ësthë se pagesa për to do të bëhet në nëntor.

Edhe pse India i ka reduktuar importet nga Irani në 2017/18, në vijim të një mosmarrëveshjeje mbi një depozitë gazi, Irani mbetej furnizuesi i tretë më i madh i naftës për të, duke furnizuar rreth 10% (458,000 fuçi në ditë) të nevojave të Indisë për naftë.

SBI u ka thënë tashmë rafinerive indiane që nuk do ta ketë të mundur t’i përballojë pagesat e naftës ndaj Iranit që nga 4 nëntori, pasi kjo gjë do të ketë një impakt në operacionet e tyre në SHBA.