Saturday, September 7, 2024

140 MP Belgë Mbështesin Thirrjen e Popullit Iranian për Ndryshim Demokratik

 

Parlamentarët Belgë kanë lëshuar një deklaratë të titulluar, “Mbështesni Kërkesat e Popullit Iranian për Ndryshim Demokratik”. Në këtë deklaratë, ata u kërkojnë qeverive të Belgjikës dhe BE të marrin masa të efektshme dhe vendime detyruese për ta detyruar regjimin të lirojë të burgosurit e arrestuar gjatë kryengritjes së dhjetorit/janarit të kaluar.

Ata i bëjnë thirrje edhe Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut të fillojë një mision të gjetjes së fakteve dhe investigim mbi burgjet e Iranit, dhe trajtimin e të burgosurve politikë, veçanërisht të arrestuarve gjatë kryengritjes, dhe atyre që kanë vdekur në burg.

Gjithashtu, kërkohet edhe t’i japë fund shtypjes së grave, dhe të anulojë ‘Hijab-in’ e detyrueshëm për gratë.

Deklarata e Parlamentarëve belgë së bashku me nënshkruesit e saj mund të lexohet më poshtë:

Mbështesni Kërkesat e Popullit Iranian për Ndryshim Demokratik

19 Qershor, 2018

Jemi thellësisht të shqetësuar për sa i përket shtypjes së kryengritjeve mbarëkombëtare në Iran në fillim të këtij viti. Reagimi nga ana e ‘Republikës Islamike’ ka qenë i dhunshëm. Dhjetra njerëz janë vrarë në rrugë dhe të paktën 14 kanë vdekur nën torturë. Amnesty International ka bërë thirrje për një hetim rreth vdekjeve në burg. Kreu i organizatës së burgjeve të Iranit ka konfirmuar arrestimin e 5,000 protestuesve.

Situata e të drejtave të njeriut është degjeneruar pas protestave të fundit. Irani vazhdon të kryejë numrin më të lartë të ekzekutimeve për kapita në rang global. Sipas Raportit Global të Amnesty International, më shumë se gjysma e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara në 2017 janë kryer në Iran.

Populli i Iranit, veçanërisht brezi i ri, e ka bërë të qartë se u kane ardhur në majë të hundës rregullat fondamentaliste Islamike dhe duan ndryshim demokratik. Shumë prej tyre kanë thirrur “poshtë diktatori,” “poshtë Khamenei” dhe “poshtë Rouhani.” Gratë kanë luajtur një rol aktiv në protesta.

Sipas agjensisë franceze të lajmeve më 2 janar, Presidenti iranian Rouhani i ka telefonuar Presidentit Macron dhe i ka kërkuar atij të ndërmarrë masa kundër opozitës iraniane me bazë në Paris, të cilën ai e akuzoi për nxitje të protestave. Edhe Ayatollah Ali Khamenei, Lideri Suprem, ka thënë se PMOI e kishte organizuar kryengritjen, dhe ka kërcënuar në mënyrë të nënkuptuar se do t’i ekzekutonte protestuesit. Një zyrtar i gjykatës ka bërë thirrje publike për ekzekutimin e demonstruesve për shkak se kanë ‘bërë luftë kundër Zotit.’

Ne e dënojmë përdorimin e forcës kundër protestuesve të pambrojtur dhe u bëjmë thirrje qeverive të Belgjikës dhe BE të ndërmarrin masa të efektshme dhe vendime detyruese për ta detyruar regjimin të lirojë të burgosurit e kryengritjes, të konfirmojë lirinë e shprehjes dhe shoqërimit, t’i japë fund shtypjes ndaj grave dhe sidomos të anulojë ‘Hijab-in’ e detyrueshëm për gratë.

Ne i bëjmë thirrje Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të fillojë një mision të gjetjes së fakteve për të hetuar situatën e burgjeve të Iranit dhe të burgosurve politikë, sidomos të atyre të arrestuar gjatë kryengritjes dhe atyre që kanë vdekur në burg.

Të drejtat njerëzore dhe të drejtat e grave në Iran nuk mund të komprometohen apo të margjinalizohen nën pretekstin e konsideratave politike, tregtisë apo marrëveshjes bërthamore. Çdo zgjerim i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Iranin duhet të kushtëzohet nga një progres i qartë në të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe një ndalim i ekzekutimeve.