Banka Londineze Përballet me një Gjobë prej $1.5 Bilion Pasi Ka Ndihmuar Regjimin Iranian

743

Standard Chartered Plc ka mundësi që të përballet me një gjobë prej $1.5 bilion nga autoritetet amerikane pasi i ka lejuar klientët e vet të shkelin sanksionet ndaj Iranit, sipas personave të njohur me këtë çështje.

Shifra e cituar është thjesht paraprake, por bazohet në komunikimet midis bankës dhe rregullatorëve, pasi diskutimet përfundimtare për ta zgjidhur çështjen nuk kanë nisur ende. Akuzimet lidhen me shkelje nga 2013 e më përpara, kohë kur Irani ishte nën sanksionet amerikane.

Koalicioni i agjensive detyruese dhe rregullatore të cilat kanë shqyrtuar çështjen, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shërbimeve Financiare të New York-ut si dhe Avokatin e Distriktit të Manhattan, e kanë mbaruar hetimin dhe pritet që të shpallin zbulimet e tyre nga fundi i vitit.

SHBA e ka mbajtur nën vëzhgim bankën Standard Chartered që nga viti 2012, kur kjo bankë hyri në një marrëveshje ndjekjeje penale të shtyrë, për të zgjidhur dyshimet se kishte lehtësuar biznesin me palët iraniane. Kjo DPA (marrëveshje) u shty nga SHBA në 2014-ën.