Saturday, February 4, 2023

Mini Raporti i Të Premtes Për Iranin – 4 Maj, 2018

Gjykata e regjimit të Iranit imponon ndalim total ndaj Telegram-it

Një gjykatë iraniane ka urdhëruar ndalim total të Telegram, shërbimit më të përhapur të mesazheve të menjëhershme në Iran, vendim ky që ka shtrënguar edhe më fort kontrollin e Republikës Islamike ndaj rrjedhës së lajmeve dhe informacionit, duke dëmtuar kështu edhe trafikun e internetit.

Urdhëri u lëshua me 30 prill me kërkesën e Zyrës së Prokurorisë për Kulturën dhe Median, e cila ka akuzuar Telegram-in për “prishjen e unitetit kombëtar, duke lejuar vendet e huaja të spiunojnë Iranin duke i dhënë akses në një sasi të madhe informacioni për vendin dhe banorët e tij, duke shpërndarë fyerje ndaj asaj që është e shenjtë dhe fetare, duke shpërndarë publicitet anti-islamik dhe lajme të pavërteta me qëllimin për ta bërë konfuz publikun dhe për ta vënë në rrezik sigurinë kombëtare.”

 

  • Greva e Tregtarëve në Baneh, Iran Vazhdon për Ditën e Nëntëmbëdhjetë

Të enjten, më 3 maj, tregtarët në Baneh, Iran vazhduan ditën e nëntëmbëdhjetë të grevës mbarëkombëtare në protestë ndaj mbylljes së kufijve dhe rritjes së tarifave.

Greva protestuese ka vazhduar teksa qeveria ka vendosur një numër të madh punonjësish të zbatimit të ligjit dhe forcash kundër-kryengritëse nga qytete të tjera të Kurdistanit në pjesë të ndryshme të Baneh, dhe ky qytet është aktualisht nën një ligj ushtarak të parregulluar.

 

  • Trysnia nga Departamenti i Inteligjencës çoi në vetëvrasjen e Nishtman

Një informacion i ri ka zbuluar që në ditët para vetëvrasjes së saj, Nishtman Hossein Panahi është thirrur vazhdimisht në Departamentin e Inteligjencës në Sanandaj, kryeqyteti i Provincës së Kurdistanit në Iranin perëndimor, dhe ka qenë subjekt i torturës psikologjike.

Nishtman Hossein Panahi kreu vetëvrasje dhe vdiq më 1 maj, 2018, me sa duket në protestë ndaj ekzekutimit të planifikuar të xhaxhait të saj, Ramin Hossein Panahi. Megjithatë, një letër e lënë prej saj, shkruar me dorë, tregon se arsyeja e vetëvrasjes së saj ishte presioni që kishte ushtruar mbi të Departamenti i Inteligjencës në Sanandaj.

 

  • Liga Arabe mbështet Marokun për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin

(AP) — Liga Arabe thotë që mbështet vendimin e Marokut për të ndërprerë lidhjet me Iranin për shkak të mbështetjes së tij të supozuar ndaj Frontit Polisario në debatet për Saharanë Perëndimore. Teherani ka mohuar mbështetjen e grupit pro-pavarësisë.

Zëdhënësi i Ligës Arabe, sekretari i përgjithshëm Mahmoud Afifi tha të mërkurën në darkë se Liga Arabe dënon dhe refuzon ndërhyrjen e Iranit në Marok apo në punët e brendshme të çdo shteti tjetër arab.

 

  • Familjet e viktimave të 11 shtatorit fitojnë në marrëveshjen multibilion-dollarëshe kundër Iranit

Të afërmit e viktimave të 11 shtatorit fituan një gjyq multibilion-dollarësh kundër Iranit për ndihmën e supozuar të tij në sulmet terroriste të 2001, zbuluan dokumentet e gjykatës.

Gjyqtari federal i Manhattan, George Daniels, nënshkroi një urdhër pro forma të hënën kundër “Republikës Islamike të Iranit, Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit” pasi ata nuk iu përgjigjën padisë për aktet famëkeqe.