
Majidreza Rahnavard ishte një atlet i guximshëm dhe i respektuar që mbrojti me guxim demonstratat e popullit në Mashhad kundër Ali Khameneit dhe i bëri ballë sulmit brutal të forcave paramilitare Basij dhe të shtënave të forcave represive.
Komiteti i Sportit i NCRI dënon fuqishëm këtë krim barbar dhe e konsideron Ali Khamenein përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë krim. Khamenei jo vetëm që nuk do të arrijë asnjë rezultat nga ky krim, por do të përshpejtojë procesin e përmbysjes së regjimit të tij në tërësi.
Komiteti i Sportit i NCRI mirëpret protestat dhe zinë kombëtare për ekzekutimet e Majidreza Rahnavard dhe Mohsen Shekari, shpallur nga zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe u bën thirrje të gjithë sportistëve dhe sportdashësve të Iranit për të protestuar ndaj këtij ekzekutimi. Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë sportistëve dhe shoqatave sportive në vende të ndryshme ta dënojnë këtë krim kundër njerëzimit.
Rruga dhe ideali i Majidreza Rahnavard do të shkëlqejnë në majën e nderit dhe krenarisë së Iranit dhe iranianëve ashtu si sportistët e tjerë Habib Khabiri, Forouzan Abdi, Navid Afkari etj., të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e popullit të tyre.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti i Sporteve-PARIS
12 dhjetor 2022





