Senatori Bob Menendez (D-NJ) – Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë: Le të vazhdojmë t’i mbrojmë njerëzit në Ashraf 3 (Shqipëri), dhe unë jam i përkushtuar ta bëj këtë. Le të vazhdojmë të luftojmë represionin e pakuptimtë ndaj grave dhe vajzave. Le t’i mbajmë sytë e botës të mbërthyer tek mizoria e Teheranit.”
Të enjten, më 8 dhjetor, Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) organizoi një konferencë kongresionale dypartiake ku morën pjesë 8 senatorë amerikanë, disa ambasadorë dhe ish-senatorë amerikanë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për kryengritjen e popullit iranian, e cila ka zgjatur pavarësisht shtypjes së rëndë nga regjimi në tre muajt e fundit. Ata gjithashtu mbështetën dëshirën e popullit iranian për të krijuar një shtet demokratik.
Në këtë event morën pjesë edhe disa personalitete të shquara amerikane, ish-senatori dhe kandidati për president Joe Liberman, ish-senatorja Kelly Ayotte dhe ambasadori Marc Ginsberg. Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), mbajti fjalën e saj para konferencës përmes një video mesazhi nga Parisi.
Më poshtë janë disa fragmente të fjalimeve të senatorëve dhe pjesëmarrësve të shquar amerikanë, të cilët folën në mbështetje të një Irani të lirë dhe demokratik:
Kryetari Senator Bob Menendez (D-NJ): “Dua ta vlerësoj Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit për angazhimin e tij ndaj ngritjes së zërit tuaj, zërit të iranianëve brenda Iranit dhe ndaj advokimit të vazhdueshëm për lirinë e popullit iranian… Ka një pikë kthese kritike për çdo iranian që lufton për të drejtat e tij themelore… Ne kemi parë trimërinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të iranianëve nga të gjitha sferat e jetës… Për 90 ditë, kemi parë iranianë të marshojnë në rrugë për t’u përballur me regjimin mizogjinist. Në të njëjtën kohë, kemi parë regjimin të përgjigjet me brutalitetin që të gjithë e njohim shumë mirë. Ata kanë vrarë qindra protestues dhe kanë arrestuar dhjetëra mijëra të tjerë. Ne kemi parë se sa të pamëshirshëm dhe të dëshpëruar janë ata për të ruajtur pushtetin e tyre. Kërkesat e protestuesve iranianë për drejtësi dhe të drejta themelore janë frymëzuese, veçanërisht përballë reagimit të regjimit iranian. Gjithçka që ata duan është të jetojnë një jetë në paqe dhe prosperitet, një shfaqje e thellë dhe emocionale e fuqisë së kërkesës të thjeshtë për paqe. Pra, le të vazhdojmë të ngrihemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës së regjimit. Le të vazhdojmë t’i mbrojmë njerëzit në Ashraf 3 dhe unë jam i përkushtuar ta bëj këtë. Le të vazhdojmë të luftojmë represionin e pakuptimtë ndaj grave dhe vajzave. Le t’i mbajmë sytë e botës të mbërthyer tek mizoria e Teheranit.”
Ish Senatorja Kelly Ayotte (R-NH) – “Tani është koha për fitore për popullin e Iranit dhe ne e dimë se ekziston një alternativë sepse zonja Rajavi dhe NCRI kanë një plan me dhjetë pika, një plan me dhjetë pika që parashikon lirinë, demokracinë, një Iran jo bërthamor, një Iran paqësor që respekton të drejtat e njeriut. Ky është populli iranian, kjo është ajo që ata meritojnë, dhe ky është Irani me të cilin ne mund të punojmë si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ky është Irani, ku respektohen vlerat dhe respektohen njerëzit”.
Senatori Lindsey Graham (R-SC) –Kryetar i Komitetit Gjyqësor të Senatit në janar 2019: “Jetojmë në kohë historike dhe në një moment historik, kështu që unë do të ulem me Jeanne [senatorin Shaheen] për të parë se çfarë mund të bëjmë për t’ua shtuar zërin tonë njerëzve në rrugë, fshatrave dhe qyteteve të Iranit, duke thënë mjaft më. Mendoj se kemi arritur në një pikë tani në shekullin e 21-të ku është kohë zgjedhjeje. Kështu që, unë zgjedh popullin e Iranit para Ajatollahëve.”
Senatorja Jeanne Shaheen (D-NH) -Përfaqëson New Hampshire në Senatin Amerikan: “Në Neë Hampshire, ne na intereson ajo që po ndodh në Iran. Në Iran, njerëzit po dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Bota po shikon, dhe ne jemi të mrekulluar nga ajo që po ndodh në Iran, por nuk mjafton të na bëjë përshtypje trimëria e tyre. Ne gjithashtu duhet të qëndrojmë përkrah popullit të Iranit ndërsa ai lufton për të rifituar jetën dhe lirinë e tij.”
Senatori Thom Tillis (R-NC): “Mendoj se duhet të ushtrojmë presion maksimal mbi udhëheqjen iraniane. Ne nuk mund t’i besojmë udhëheqjes së Iranit… Duhet të vazhdojmë presionin ekonomik. Ne duhet t’i mbajmë ata përgjegjës. Duhet t’i bëjmë organizatat botërore ta kuptojnë se çfarë po bëjnë ata dhe nuk duhet të ndalemi derisa të kemi një ndryshim regjimi. Nuk ka asnjë mënyrë që këta udhëheqës të ndryshojnë mendje. Nuk ka asnjë mundesi. Pra, ne duhet të përdorim me të gjithë partnerët tanë globalë çdo mjet që kemi në dispozicion për ta përfunduar atë për të cilën ju po punoni kaq shumë. I drejtohem popullit iranian dhe iraniano-amerikanëve: Dijeni se unë jam me ju në çdo hap të rrugës.”
Senatori Roy Blunt (R-MO) -Kryetar i Komitetit Republikan të Politikave: “Jemi shumë të zënë, por jo aq të zënë sa për të mos u ngritur për lirinë në Iran. Kemi një qeveri që ekzekuton njerëz, siç bënë mbrëmë, për t’i mbajtur të gjithë nën kontroll. Kur qeverisë i duhet të sulmojë universitetin më të madh për t’i mbajtur njerëzit të nënshtruar, është qartë se këtu ka një problem për të cilin bota duhet të ngrihet … Njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë jetën dhe madje ta japin jetën e tyre për lirinë, më e pakta që mund të bëjmë është të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta inkurajuar dhe për ta mbështetur këtë.”
Ish Senatori Joseph Lieberman (D-CT): Pishtari i NCR MEK bëhet më i ndritshëm për mendimin tim, çdo ditë që kalon. Kjo organizatë na jep besim se regjimi aktual do të përmbyset, dhe më e rëndësishmja, se kur të ndodhë, do të ketë liderë të gatshëm për ta udhëhequr Iranin pa probleme në të ardhmen e tij të lirë dhe demokratike.
Senatori Cory Booker (D-NJ): “Populli i Iranit po lufton për një kauzë që është edhe më e madhe se vetë ata. Ata po luftojnë për kauzën e njerëzimit. Ata po luftojnë për kauzën e lirisë. Ata po luftojnë për kauzën e demokracisë dhe unë qëndroj përkrah popullit të Iranit. Kjo është një nga ato çështje që me krenari them se nuk është çështje partiake. Senatorët nga të dyja palët po mblidhen për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë për të mbështetur popullin iranian..”
Senatori John Boozman (R-AR) -drejtues në komitetet e Alokimeve, EPW & Çështjeve të Veteranëve: “Mendoj se ju e dini që shumica prej nesh ju mbështesin me vendosmëri. Angazhimi im është të ndihmoj në çdo mënyrë që mundemi, sigurisht për sa i përket temës së armëve bërthamore dhe të drejtave të njeriut.”
Senatori Alex Padilla (D-CA): “Pra, grave të Iranit, dua t’u them me zë të lartë dhe qartë se ne jemi të prekur nga guximi dhe forca juaj. Dhe për të gjithë iranianët që bëjnë thirrje për respektimin e të drejtave të tyre themelore, më lejoni t’u them me zë të lartë dhe qartë se Shtetet e Bashkuara janë me ju. Ne po bëjmë thirrje që t’i jepet fund menjëherë arrestimit barbar të protestuesve paqësorë, t’i jepet fund menjëherë shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut dhe t’i jepet fund menjëherë persekutimit të grave iraniane.”
Senatori Cory Booker (D-NJ): “Po shohim gjëra të jashtëzakonshme që po ndodhin me popullin iranian: guxim, heroizëm, këtë gatishmëri të jashtëzakonshme për të bërë kaq natyrshëm atë që nevojitet, për të vënë veten dhe sigurinë e familjes në rrezik për lirinë. Natyrisht, në kohë rreziku të madh dhe sfidash të mëdha, ju keni fatkeqësisht dëshmorë të mëdhenj.”