
Ndërkohë që protestat vazhdojnë në mbarë Iranin, me njerëzit që thërrasin sllogane si “vdekje diktatorit,” mediat shtetërore paralajmërojnë për një kryengritje tjetër. Gjatë ditëve të fundit, mediat shtetërore të Iranit i kanë pohuar disa aspekte të krizave të vendit, si përhapja e Covid-19, varfëria, inflacioni, dhe tani, plani për censurimin e internetit.
“Nën sanksione, duke vuajtur nga thatësira, të kërcënuar nga ndryshimi klimatik dhe tërmetet e mundshme, dhe të gjendur përballë inflacionit, si mund t’i adresojmë protestat e popullit,” shkruante më 30 korrik e përditshmja shtetërore Etemad.
“A prisni që njerëzit të rrinë e të vështrojnë teksa korrupsioni institucionalizohet, dhe 500 milion toman bonuse miratohen lehtësisht, pa u turpëruar fare zyrtari që i merr, dhe askush nuk hiqet nga puna?” shkruan e përditshmja Etemad.





