Sunday, February 5, 2023

Iranianët Zhvillojnë Tubime në Mbarë Botën duke Kërkuar që Ebrahim Raisi-t t’i Kërkohet Llogari për Krime Kundër Njerëzimit

Foto fajli: Tubimi për Iranin e Lirë në Berlin 2018

Solidaritet me valën e re të protestave anti-regjim në mbarë Iranin

Më 5 gusht, Ebrahim Raisi do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të ri të regjimit iranian, ndërkohë që protestat popullore trondisin vendin, sidomos në Khuzestan.
Mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) po zhvillojnë tubime protestuese në pesëmbëdhjetë qytete të botës për ta mohuar Raisi-n si president të ri të Iranit dhe për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e popullit iranian.
Ebrahim Raisi ka qenë një anëtar kyç i  komisionit të vdekjes të Teheranit në 1988-ën, komision i cili i dërgoi përpara vdekjes mijëra të burgosur politikë.