
Si përgjigje ndaj protestave të të burgosurave politike, Soghra Khodadadi, drejtoresha e re e burgut Qarchak, ka kërcënuar se do të japë urdhër për sulme të tjera ndaj tyre.
Me sa duket, drejtoresha e re e burgut Qarchak po përpiqet t’i nënshtrojë të burgosurat politike dhe t’i detyrojë të heshtin me anë të kërcënimeve të tilla. Por të burgosurat politike në Qarchak nuk janë shkurajuar nga këto kërcënime dhe kanë bërë rezistencë të fortë.





