Numri i grave të ekzekutuara gjatë presidencës së Rouhani-t arrin në 109
Drejtësia e regjimit klerikal ka ekzekutuar edhe një grua tjetër të dëshpëruar mëngjesin e së dielës, 11 tetor 2020, në Burgun Qendror të Mashhad.
Kjo grua e dëshpëruar e cila është identifikuar si Razieh, 37 vjeç, ka qenë në pritje të ekzekutimit për katër vite. Razieh, një kryetare familjeje tejet e varfër, ka kryer vrasje për shkak të varfërisë. (agjencia shtetërore e lajmeve ROKNA – 12 tetor 2020)
Me këtë ekzekutim, numri i grave të ekzekutuara gjatë presidencës së Rouhani-t arrin në 109.
Drejtësia e mullahëve ka varur Mahtab Shafii, 32 vjeç, mëngjesin e 23 shtatorit 2020, në burgun Gohardasht në Karaj, që njihet ndryshe edhe si burgu Rajaiishahr.
Regjimi iranian vari dy gra të tjera në Burgun Qendror të Mashhad më 2 dhe 18 gusht 2020.






