Friday, January 27, 2023

Kreu i Policisë së Teheranit mbron poshtërimin publik tw “prishwsve tw rendit” në rrugë

Kreu i Policisë së Teheranit e ka mbrojtur poshtërimin publik dhe rrahjen e iranianëve të burgosur nga policia në rrugët e kryeqytetit.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me IRGC-në, ka cituar Hossein Rahimi-n, i cili ka thënë se ata që kritikojnë trajtimin brutal nga policia të “kriminelëve” të burgosur, duan të krijojnë “bujë” dhe “imitojnë intelektualët”.

“Ne arrestojmë shumë kriminelë çdo ditë dhe nuk do të kufizohemi nga buja e propaganda. Disa njerëz duan të jenë në qendër të vëmendjes, dhe disa imitojnë intelektualët,” tha Shefi i Policisë së Teheranit.