
Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike i ka bërë thirrje regjimit iranian të premten që të mos ia mohojë më agjenicsë aksesin në dy ish-vendndodhje të dyshuara dhe të bashkëpunojë plotësisht me të, thanë për Reuters diplomatë pjesëmarrës në mbledhje.
Sipas Reuters, kjo rezolutë i bën thirrje regjimit iranian “të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë dhe të përmbushë kërkesat e Agjencisë pa vonesa të mëtejshme, përfshirë dhënien sa më shpejt të aksesit në lokacionet e specifikuara nga Agjencia.”
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke e mirëpritur rezolutën e Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së, tha: “Politikat dhe veprimet e regjimit të mullahëve, pesë vite pas paktit bërthamor me vendet P5 + 1, nuk lënë dyshim se ky regjim nuk e ka braktisur asnjëherë projektin për të prodhuar një bombë atomike dhe se vazhdon me mashtrimet dhe fshehtësinë. Regjimi i përdor të gjitha lehtësimet që i ka dhënë pakti bërthamor për të kryer terrorizëm, luftë në vende të huaja dhe represion ndaj popullit të vet.”
Regjimi iranian i ka përdorur paqartësitë në paktin bërthamor të 2015-ës me fuqitë botërore, i njohur më parë si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), për të ndjekur në fshehtësi ëndrrën e tij të vjetër për të patur një bombë bërthamore.





