Ndërkohë që populli iranian përballet me varfërinë e shfrenuar, dhe mbi 200,000 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të politikave çnjerëzore të regjimit lidhur me koronavirusin, Komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC) Hossein Salami zbuloi një bazë të re raketash më 10 janar.
Zbulimi i kësaj baze raketash nga IRGC konfirmon edhe një herë se terrorizmi është një pjesë e pandashme e këtij regjimi.
Që kur u themelua në 1979-ën, regjimi klerikal në Teheran ka përhapur vazhdimisht terrorizëm jashtë vendit, duke e përdorur atë për të eksportuar kaosin e brendshëm dhe si një mjet shantazhi në marrëdhëniet me komunitetin botëror.
Regjimi i ka legalizuar veprimtaritë e terroristëve të vet, nën flamurin e “eksportimit të revolucionit islamik.”
IRGC dhe Forca Quds e kanë implementuar këtë strategji për 41 vite.
Regjimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në dhunën e vazhdueshme, sidomos në Irak, Siri dhe Liban.
Reuters së fundmi ka ekspozuar faktin që Irani ka shpenzuar “600 milion dollarë” për “zgjerimin në vendin e shenjtë të Imam Hussein.” Ky projekt është nën mbikëqyrjen e “Qendrës së Rindërtimit të Vendeve të Shenjta,” një prej kompanive frontale të IRGC-së që eksporton dhe promovon terrorizmin.
Heshmatullah Felahatpisheh, ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme në parlamentin e regjimit, më 20 maj 2020, pati thënë se regjimi i kishte paguar Sirisë deri në 30 bilion dollarë.