Saturday, July 27, 2024

Iran: Bilanci Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi në 478 Qytete Ka Shkuar Mbi 200,000

Znj. Maryam Rajavi: Numri tronditës dhe i tmerrshëm i viktimave është rezultat i politikave kriminale e plaçkitëse të regjimit; Khamenei dhe Rouhani mbajnë përgjegjësi direkte.

Duke ndaluar importimin e vaksinës, ata po krijojnë një katastrofë edhe më të madhe.

Bilanci i vdekjeve per kapita në Iran është më i larti në botë

  • Kryegjyqtari i regjimit: Iranianët nuk duhet të bëhen minj laboratori për vaksinat amerikane e britanike të COVID-19.
  • Letra e Organizatës Mjekësore drejtuar Rouhani-t: Prodhimi masiv i vaksinave në vend nuk do të fillojë së shpejti. Prioriteti është të blejmë vaksina, një nevojë jetësore dhe thelbësore që duhet të sigurohet për njerëzit dhe grupet më të rrezikuara, si dhe për stafin mjekësor, sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Kryetari i Organizatës Mjekësore: Nëse vaksinimi nuk bëhet në kohë, mutacionet e virusit do ta reduktojnë efektin e vaksinës.
  • Guvernatori i Teheranit: Rreziku i valës së re të COVID-19 është shumë i lartë.
  • Amol (në veri të Iranit) ka qenë në krye të listës për sa i përket vdekshmërisë dhe numrit të infektimeve që në gusht.

Duke komentuar mbi bilancin tronditës, tmerrues e zemërthyes të vdekjeve, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Kjo katastrofë është rezultat direkt i politikës kriminale të regjimit klerikal dhe plaçkitjes që ai u ka bërë burimeve të popullit iranian gjatë dhjetë muajve të fundit. Një bilanc kaq i lartë vdekjesh mund të ishte shmangur. Khamenei, Rouhani, dhe liderë të tjerë të regjimit mbajnë përgjegjësi direkte për numrin në rritje të viktimave. Në vend që t’ua paguanin punëtorëve rrogat me anë të burimeve të mëdha të konglomerateve financiare që kontrollohen nga Khamenei dhe IRGC, ata i dërguan iranianët në fushën e minuar të koronavirusit, dhe sot, duke ndaluar importimin e vaksinave, ata po krijojnë një katastrofë edhe më të madhe.

Znj. Rajavi shtoi se bilanci i vdekjeve në Iran, madje edhe shifrat zyrtare që kontrollohen nga shteti, janë shumë më të larta sesa ato të vendeve fqinje e të Lindjes së Mesme. Vende të cilat kanë themele dhe infrastrukturë ekonomike e shoqërore shpesh shumë më të dobëta sesa Irani. Bilanci i vdekjeve per kapita në Iran është më i larti në botë.