Komploti i diktaturës terroriste që sundon Iranin për të sulmuar Mbledhjen e Madhe të Rezistencës Iraniane në Villepinte, Paris, u parandalua. Sulmi ishte planifikuar nga terroristët e regjimit të mullahëve në Belgjikë, të ndihmuar nga terroristët diplomatë të regjimit.
Një grua dhe një burrë të përfshirë në këtë akt terrorist u arrestuan nga policia belge. Gruaja kishte ardhur nga Irani në Belgjikë në vitin 2009. Në lidhje me këtë çështje, një diplomat i regjimit iranian është arrestuar gjithashtu në Gjermani.
Rezistenca Iraniane kishte paralajmëruar vazhdimisht më përpara për përgatitjet terroriste nga të ashtu-quajturit “diplomatë” të regjimit dhe nga mercenarët e Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) dhe Forcat Quds në vende të ndryshme europiane.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 Korrik, 2018