E martë, 30 maj 2017
NCRI – Një sasi e madhe armësh të prodhuara nga Irani janë përdorur në luftimet e fundit midis forcave afgane të sigurisë dhe talibanëve, sipas shefit të policisë të Provincës Pektika të Afganistanit, sikurse njoftoi mediat të hënën.
“Katër anëtarë të talibanëve u vranë në këtë luftë”, tha Mohammad Ayub Tondar.
“Armët e përdorura përfshijnë raketahedhëse, AK-47 dhe eksplozivë”, shtoi ai.
“Ne i njohim të gjitha llojet e armëve. Megjithatë, këto armë me logot e Iranit janë të reja këtu, “vazhdoi Tondar.
Kjo nuk është hera e parë që armët e Iranit janë gjetur në Afganistan. Para kësaj, në shumë raste, armë të tilla janë gjetur në duart e disidentëve të qeverisë.