SHBA Vë Sanksione mbi Ministrin e Jashtëm të Regjimit Iranian, Javad Zarif

778

1 gusht 2019.

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vunë sanksione mbi Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif.

“Javad Zarif implementon agjendën e pakujdesshme të Udhëheqësit Suprem të Iranit, dhe është zëdhënësi kryesor i regjimit përpara botës. Shtetet e Bashkuara po i përçojnë një mesazh të qartë regjimit iranian se sjellja e tij kohët e fundit është krejtësisht e papranueshme,” tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin tha se Zarif përdor mediat sociale për të përhapur “propagandën dhe keqinformimin” iranian ndërkohë që regjimi nuk i lejon qytetarët e tij t’i përdorin vetë këto media.

Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha në Twitter të mërkurën: Roli i Zarif-it dhe ministrisë së tij është të justifikojë shtypjen, eksportin e terrorizmit dhe luftënxitjen. Ai krenohet se është mik i Qassem Soleimani, Bashar Al-Assad dhe Hassan Nasrollah. Ministria e tij së bashku me zyrën e Khamenei-t, Hassan Rouhani-n & Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së regjimit iranian duhet të përfshihen në listën e terroristëve.

Roli i Zarif & ministrisë së tij është të justifikojë shtypjen, eksportin e terrorizmit & luftënxitjen. Ai krenohet se është mik i Ghassem Soleimani, Bashar Assad & Hassan Nasrollah. Ministria e tij së bashku me zyrën e Khamenei-t, Rouhani-n & MOIS duhet të përfshihen në listën e terroristëve. #Iran

Javad Zarif vë një kurorë me lule në varrin e kryetarit terrorist të Hezbollah, Imad Mughniyeh në Liban, në janar 2014

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në Twitter: Së fundmi, Presidenti Donald Trump sanksionoi Liderin Suprem të Iranit, i cili ka pasuruar veten në kurriz të popullit iranian. Sot, SHBA etiketoi apologjetin kryesor të tij, Javad Zarif. Ai është po aq bashkëfajtor në sjelljen e paligjshme të regjimit, sa edhe pjesa tjetër e mafias së Khamenei-t.

Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës së Departamentit amerikan të Thesarit:

https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm749