Sunday, January 29, 2023

Regjimi Iranian Vazhdon ta Destabilizojë Lindjen e Mesme

Regjimi Iranian vazhdon të jetë “faktori destabilizues afat-gjatë” në Lindjen e Mesme, sipas deklaratave të një komandanti të lartë amerikan të enjten.

Gjeneral Joseph Votel, kreu i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) në Lindjen e Mesme, po dëshmonte përpara Komitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura.

Ai tha: “Përpjekjet [e Regjimit Iranian] nuk janë të kufizuara vetëm tek mbështetja që u japin Houthi-ve në Jemen. Ata kërkojnë të bëhen hegjemon rajonal dhe të përdorin ndikim malinj në aspektin cilësor dhe sasior, duke zgjeruar aftësitë, lehtësitë, dhe mbështetjen për proksit e shumtë, për të ushtruar presion, dhe për të kërcënuar vende të tjera në rajon.”

Dhe vërtetë, Irani mbështet proksi të shumtë terroristë në mbarë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hezbollah, Hamas, dhe Al Qaeda madje. Ata janë gjithashtu sponsorizues të ISIS, të cilët Votel paralajmëroi se nuk janë mposhtur ende në ISIS dhe Siri.

Ai tha: “Reduktimi i kalifatit fizik është një arritje monumentale ushtarake – por lufta kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm nuk ka mbaruar ende dhe misioni ynë mbetet i njëjti.”

Irani përdor “grupe të dhunshme ekstremiste” për të mbjellë kaos në mbarë Lindjen e Mesme, në mënyrë që të fitojë kontroll, me zakonin e njohur të ndezjes së tensioneve kombëtare duke ndihmuar në zgjatjen e luftërave civile, si në rastin e Sirisë dhe Jemenit. Megjithatë, Votel tha se SHBA po punon për t’i parandaluar veprimet e Regjimit Iranian.

Votel tha: “Në sfondin e këtyre konflikteve (rajonale) është regjimi iranian… Ne punojmë nga afër me partnerët tanë indigjenë për t’i prishur këto organizata; për t’u siguruar që ata të mos kenë aftësinë apo mundësinë të sulmojnë vendin tonë apo qytetarët tanë apo ata të partnerëve tanë. Marrëdhëniet tona të vjetra ushtarake me partnerët në rajon janë thelbësore për këtë përpjekje.”

Nisur nga kjo dëshmi, është e qartë se SHBA, së bashku me të gjitha vendet e tjera, duhet ta rrisë presionin diplomatik dhe ekonomik mbi Iranin.

Kjo nënkupton ndërprerjen e rrjedhës së parave drejt Regjimit, para të cilat më pas shpenzohen për terrorizëm, luftëra, dhe prodhimin e raketave. Kjo do të thotë se duhet të shtohen sanksionet kundër Regjimit për gjithçka, që nga programi i tij i vazhdueshëm bërthamor, tek shkeljet e të drejtave të njeriut, e deri tek ndërhyrjet në rajon. Kjo do të kërkonte që vendet të cilat janë ende pjesë e paktit bërthamor me Iranin – Britania, Kina, Rusia, Franca dhe Gjermania – të tërhiqen menjëherë.

Kjo nënkupton gjithashtu dëbimin e diplomatëve të Regjimit nga vendet e tyre dhe rikthimin e ambasadorëve nga Irani. Në fund të fundit, vetëm brenda vitit të shkuar, diplomatët iranianë kanë qenë të përfshirë në disa komplote terroriste në Europë.

Kjo do ta ndihmonte gjithashtu popullin iranian të arrinte ndryshimin e regjimit, që është dëshira e tyre e vërtetë, dhe të themelonte një demokraci në Iran.