Po Afrohet Afati i Regjimit Iranian

831

Nga Shahriar Kia

Më herët këtë vit, Irani vendosi një afat 60 ditor për tre nënshkruesit europianë të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) si dhe për Kinën e Rusinë, duke shpallur se donte që këto vende të gjenin mënyra për ta ndihmuar Iranin përballë sanksioneve amerikane.

Shumë shpejt, europianët nxorën një deklaratë ku thoshin se nuk pranojnë asnjë ultimatum nga Irani.

Afati i vendosur nga Irani do të përfundojë muajin tjetër më 7 korrik. Atëherë çfarë do të ndodhë – sidomos tani që me sa duket vendet nuk do të munden t’i plotësojnë kërkesat e regjimit iranian. Dihet që europianët nuk e kanë me qejf shkeljen e sanksioneve amerikane. Mjeti i qëllimit të veçantë INSTEX ishte një mënyrë për t’i anashkaluar sanksionet, por dështoi plotësisht.

Disa besojnë se Kina mund të guxojë t’i vërë në provë Shtetet e Bashkuara, por prapë nuk do t’i shkelë plotësisht sanksionet. Është një periudhë kritike për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në debatin lidhur me tregëtinë, dhe mendohet që çështja e Iranit nuk është një shqetësim parësor për Kinën.

Është e vështirë të parashikohet se cila do të jetë lëvizja e radhës e regjimit iranian. Ai gjendet në një pikë jashtëzakonisht delikate për shkak të presionit ndërkombëtar, të brendshëm e ekonomik që po ushtrohet mbi të. Regjimi mund të bëjë lëvizje shumë të paparashikueshme në kohë të mira, por është e vështirë të mendohet se çfarë do të bëjë ai kur ndodhet me shpatulla pas murit.

Ndoshta Irani do të tërhiqet krejt nga pakti bërthamor dhe do t’i shtojë hapat drejt një prodhimit të një arme bërthamore. Ose ndoshta do ta kuptojë që rikthimi në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara është mundësia më e mirë?

Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e ka thënë në shumë raste se Irani nuk do të negociojë, por Presidenti Hassan Rouhani është treguar më i hapur ndaj kësaj ideje. Megjithatë, vendimet e Rouhani-t, pavarësisht se është presidenti, mund të anullohet në çdo kohë nga Lideri Suprem.

Duket se regjimi iranian po përpiqet t’i shmanget një pjese të presionit duke vendosur afatin 60 ditor. Por a do të funksionojë kjo gjë? Me shumë mundësi jo. Regjimi iranian është shumë larg një pozicioni të fuqishëm dhe vendimi i tij për të marrë frenat në dorë është krejt qesharak.

Nëse regjimi do të vendoste ta rriste pasurimin e uraniumit, kjo do të ishte një lëvizje e pamend. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë, si dhe një numër vendesh të tjera, nuk do të rrinë e vështrojnë teksa Irani bëhet kërcënim edhe më i madh se ç’është.

Konflikti ushtarak do të ishte lëvizja më e keqe e mundshme për regjimin pasi do ta përshpejtonte vdekjen e tij më shumë se ç’mund ta imagjinojmë. Regjimi nuk mund ta përballojë luftën dhe do të rrëzohej shumë shpejt. Populli iranian e quan këtë situatë rruga qorre e përmbysjes.

Ndërkohë, është thelbësore që të gjitha vendet e tjera ta kuptojnë se ndaj regjimit klerikal që sundon Iranin ekziston një alternativë reale dhe e arsyeshme, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i cili është më i fortë se kurrë dhe po ec përpara me Njësitë e Rezistencës brenda Iranit. Gjithashtu, mbështetja ndërkombëtare ndaj kësaj alternative e ndihmon popullin e Iranit dhe gjithë botën për ta hequr qafe regjimin e mullahëve sa më shpejt.