Një grua nga New Jersey ka pranuar në Gjykatën Federale të Newark të martën se ka qenë pjesë e një plani për të kontrabanduar në mënyrë të paligjshme mijëra pjesë avionësh për në Iran, në shkelje të Aktit Ndërkombëtar të Emergjencës së Fuqive Ekonomike.
Joyce Eliabachus, e njohur edhe si Joyce Marie Gundran Manangan, mund të dënohet deri me pesë vite burg si dhe me një gjobë 250,000 dollarëshe për faktin që ka ndihmuar në kontrabandimin e pjesëve përbërëse me vlerë mbi $2 milion brenda një periudhe prej dy vjetësh e gjysëm.
Brian Michael, agjenti special në detyrë i Hetimeve të Sigurisë së Atdheut në Neëark, tha: “Për më shumë se dy vjet, Eliabachus është marrë në mënyrë të paligjshme me shitje të pjesëve përbërëse të avionëve drejt Iranit, një vend i listuar nga Shtetet e Bashkuara si sponsor shtetëror i terrorizmit. Kjo gjë përbën rrezik të mundshëm për sigurinë e SHBA-së, sidomos për shkak se njëra nga kompanitë iraniane së cilës i janë shitur pjesët, bën biznes me Gardën Revolucionare Iraniane, një njësi ushtarake e lidhur me akte terroriste nëpër botë.”