NCRI – Këshilltari i sigurimit kombëtar i Donald Trump, H.R. McMaster, tha se investimi në Iran është si “t’i japësh një çek” Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili është përcaktuar si organizatë terroriste nga Thesari i SHBA.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të shtunën, McMaster tha: “Kur investoni në Iran, investoni për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një njësi ushtarake që ndërhyn në ekonominë iraniane dhe ka marrë sanksione amerikane. Mund të jeni duke i dhënë një çek edhe IRGC”.
Në këtë fjalim, mendohet se McMaster i bënte thirrje aleatëve amerikanë, Gjermanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut për investimet e tyre në Iran.
Këto investime nuk po përdoren për të ndihmuar popullin e thjeshtë të Iranit, por në vend të kësaj shkojnë në duart e anëtarëve të regjimit të korruptuar dhe paratë po përdoren për të financuar shtypjen e popullit iranian dhe terrorizmin në të gjithë Lindjen e Mesme.