Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënon sulmin ndaj ambasadës saudite në Iran

479

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën dënoi me forcë sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran.

Arabia Saudite ka prerë marrëdhëniet diplomatike me regjimin e Iranit të dielën pasi protestuesit kanë bastisur dhe i kanë vënë zjarrin Ambasadës Saudite në Teheran si dhe Konsullatës në Mashhad.

 

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan në mënyrën më të fuqishme sulmet kundër ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Teheran dhe Konsullatës së Përgjithshme të saj në Mashhad në Republikën Islamike të Iranit, e cila rezultoi në ndërhyrje në mjediset diplomatike dhe konsullore, duke shkaktuar dëme të rënda, “tha një deklaratë nga ana e këshillit prej 15-anëtarësh.
Duke shprehur “shqetësim të thellë” mbi sulmet, Këshilli “i bëri thirrje autoriteteve Iraniane për të mbrojtur pronën dhe personelin diplomatik dhe konsullor, dhe të respektojë plotësisht detyrimet e tyre ndërkombëtare në këtë drejtim.”
Ambasadori i Arabisë Abdallah al-Mouallimi kishte bërë thirrje më herët në Këshill për të “marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar paprekshmërinë e objekteve diplomatike dhe mbrojtjen e të gjithë diplomatëve sauditë në Iran.”