Saturday, July 27, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-u thote iranianeve – rebelët e Houthi te mbeshtetur të japin dorëheqjen në Jemen

Këshilli I Sigurimit I OKB-se të dielën miratoi unanimisht një rezolutë që kërkon që rebelët të cilët janë të sponsorizuar/mbeshtetur nga regjimi iranian te heqin dore menjëherë nga kontrolli i qeverisë së Jemenit.
Rezoluta e mbeshtetur nga 10 vende dhe e miratuar nga të gjitha (15).Këshill kërkon që rebelët Houthi “menjëherë dhe pa kushte” te tërheq forcat nga institucionet qeveritare.

Rezoluta nuk ishte nën Kapitullin 7 të Kartës së OKB-së, e cila do të kishte lejuar që ajo te zbatohej ushtarakisht.
Ajo eshte rezoluta e parë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit që kur rebelët Houthi morren kontrollin te Jemenit.
Vendet arabe kanë bere presion për përdorimin e forcës ushtarake kundër asaj që ata e quajnë “konfiskim i paligjshëm i pushtetit.” nga rebelet.
Te shqetësuar per ndërhyrjen e regjimit iranian në Jemen, ministrat e jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të dielën kërkuan nderhyrjen e Këshillit të Sigurimit.
Ata paralajmëruan se në qoftë se bota nuk përgjigjet, ata janë të përgatitur për të vepruar të vetem për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Rezoluta e KS të OKB “shpreh keqardhjen per veprimet e marra nga Houthis” dhe bën thirrje rebelëve që të miratojë një plan hartuar nga KPK për një tranzicion demokratik në vend.
Këshilli i kërkoi të gjitha paleve, sidomos Houtheve, që të ndalojne çdo dhunë, ndërsa shtetet u urdheruar per te ndaluar cdo forme nderhyrjeje ne cdo konflikt.
Të Houthis, të cilët janë tradicionalisht me baze në Jemenin verior në kufi me Arabinë Saudite, morri/rrembey edhe territorin e Sanaa në shtator dhe kanë zaptuar territor tjetër që nga ky moment.
Gjatë javës së kaluar shumë zyrtarë të regjimit iranian kanë marrë pranuar se trajnimi dhe armatosja e Houthis në Jemen eshte kryer nga ata.
Rebelët jemenas janë ‘të ngjashem me Hezbollahun libanez’ dhe ‘do të hyjë në veprim kundër armiqve të Islamit’, deklaroi Ali Shirazi, një përfaqësues i regjimit terrorist te Forcave Kudsite.
Ai i tha agjencisë së lajmeve Defa Press të dielën se: “Grupi Houthi është i ngjashem me Hezbollahun, dhe ky grup do të hyjë në veprim kundër armiqve të Islamit.
“Republika Islamike mbështet drejtpërdrejt Houthis në Jemen, Hezbollahun në Liban dhe forcat popullore në Siri dhe Irak,” tha ai.
“Hezbollah u formua në Liban si një forcë popullore si Basij. Forcat popullore te ngjashme u formuan edhe në Siri dhe Irak, dhe sot ne jemi duke pare formimin e Ansar Allahut në Jemen,” shtoi ai.