Saturday, July 27, 2024

Iranianët në Kampin e Lirisë mbajnë homazhe për viktimat në sulmin e Parisit

E Martë, 17 Nëntor 2015 

NCRI – Anëtarët e grupit kryesor opozitar iranian, Organizata Mojahedin e Popullit të Iranit, në Kampin e Lirisë, Irak, të cilët vetë ishin viktimë e një sulmi terrorist me raketa nga agjentët e regjimit iranian në fund të muajit tetor, anetaret e kampit kanë mbajtur një homazh përkujtimor të hënën më16 nëntor për viktimat e sulmeve terroriste të cilat u zhvilluan premten e kaluar në Paris.

Anëtarët e PMOI (ose MEK) ndezën qirinj dhe mbajtën pankarta me shkrimin “Unë jam një parizian” kjo u zhvillua “Nga burgu i Kampit të Lirisë.”
Flamuri i Francës me tre-ngjyra dhe flamuri i Rezistencës iraniane u ngritën në memorialin i cili u mbajt në rrënojat e sulmit të Kampit të Lirisë. Lulet u vendosën në kujtim të 129 njerëzve të vrarë në sulmet në Paris dhe 24 anëtarëve të PMOI të cilët u vranë në Kampin e Lirisë.
Janë kënduar të dy himnet, ai francez dhe himni i Rezistencës iraniane.
Banorët e Kampit të Lirisë thanë se ata qëndrojnë në unitet me popullin e Francës dhe janë kundër armikut të përbashkët të fundamentalizmit islamik.