Monday, February 6, 2023

Iran: Zyrtarizohet etiketimi i IRGC-së

 

16 prill 2019 – Të hënën më 15 prill, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) u etiketua zyrtarisht si Organizatë e Huaj Terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Regjistri Federal i SHBA-së ka publikuar një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit ku shpallej emërtimi zyrtar i IRGC-së në listën e tij të FTO-ve. Publikimi i këtij vendimi në Regjistrin Federal të SHBA-së vulos zyrtarizimin e kësaj teme.

Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli etiketimin e IRGC-së më 8 prill. Në vijim të këtij vendimi, Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë ku thuhej se Presidenti amerikan e konsideron regjimin iranian përgjegjës për veprimtaritë e tij terroriste. Ky veprim nga SHBA është kundër regjimit në Iran dhe jo kundër popullit iranian, i cili është vetë viktima e parë e këtij regjimi dhe ka vuajtur tepër shumë nën sundimin e mullahëve.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë ku citohet Presidenti amerikan lexon (fragment):

“Ky veprim i përcjell një mesazh të qartë Teheranit se mbështetja e tij për terrorizmin ka pasoja serioze. Ne do të vazhdojmë ta rrisim presionin financiar dhe t’i rrisim kostot mbi regjimin iranian për mbështetjen që ai i jep veprimtarive terroriste derisa ta braktisë këtë sjellje malinje e të jashtëligjshme.”

Në vijim të etiketimit të IRGC-së si FTO, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e koalicionit opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), ripërsëriti nevojën për ta emërtuar IRGC-në si organizatë terrorisite. Ajo solli në kujtesë se si Rezistenca Iraniane ka deklaruar shumë herë në të shkuarën se listimi terrorist i IRGC-së në tërësi është një domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Ky etiketim, që duhej të ishte bërë me kohë, duhet të ndiqet nga etiketimi i Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), shtoi znj. Rajavi.