Saturday, July 27, 2024

Iran: Krizë e rritjes së numrit të vdekjeve ndër komandantët e Gardës Revolucionare të vendosur për Sirinë

E shtunë, 05 nëntor 2016

NCRI – Pas rritjes së numrit të vdekjeve ndër komandantët dhe forcat e Gardës Revolucionare të vendosur në Siri, lideri suprem i regjimit iranian në një takim me familjet e viktimave të martën më 1 nëntor ka thënë se ” jemi veçanërisht krenarë për të vrarët që mbronin vende të shenjta në Siri. “

Khamenei gjithashtu bëri disa komente të mërkurën 2 nëntor mbi çështjet rajonale gjë që është kthyer në një subjekt të kontestit të brendshëm të regjimit këto ditë. “Disa njerëz thonë le të shkojmë të negociojmë me Shtetet e Bashkuara për çështje si Siria, Hezbollahu në Liban, Iraku, Afganistani, Jemeni e madje edhe për çështjet e brendshme të vendit në mënyrë që të arrijmë një kompromis! Por negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk do të zgjidhin problemet tona. Në fakt, jo vetëm që nuk do të zgjidhin problemet tona, por kjo do t’i shtojë ato “, tha Khamenei.
Komentet e Khameneit janë bërë në një kohë kur Rafsanjani ka deklaruar së fundmi se “Hezbollahu ka qenë përfshirë në Siri dhe forcat e saj kanë probleme. Aktualisht, situata në rajon është shumë e keqe dhe ne po shpenzojmë për këtë. “
Po ashtu ish zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme i regjimit iranian pranoi se mbrojtja e tempujve të shenjtë në Siri është vetëm një justifikim për të luftuar kundër popullit sirian. Në një intervistë për një media shtetërore, Mostafa Tajzadehi tha se ” jemi akuzuar për vrasjen e popullin sirian dhe kërkimin e sektarizmit, reputacioni ynë është rrënuar dhe çdo ditë do të shkojmë më thellë në moçalin sirian.”
Tajzadeh u detyrua të pranojë se ndërhyrja e Khameneit, si dhe krimet e Bashar Asadit (në Siri) kanë fuqizuar ISIS-in. “Disa nga politikat e Republikës Islamike në vitet e fundit sidomos në lidhje me Sirinë kanë qenë të gabuara, dhe kanë ndihmuar që ISIS-i të ketë më shumë pushtet.”
Mostafa Tajzadehi pranoi dështimin politik të regjimit dhe shtoi: “gjëja e trishtuar është se pavarësisht shpenzimeve të shumta, Republikës Islamike nuk i lejohet të marrë pjesë në vendim-marrjet kryesore mbi të ardhmen e Sirisë. Të gjitha palët e përfshira takohen dhe marrin vendime, përveç nesh. Edhe në këtë drejtim, (regjimi) është poshtëruar në krizën siriane. “