Sunday, February 5, 2023

Google çaktivizon llogarinë në YouTube të “PressTV-së” së Iranit

 20 prill 2019 – Në vijim të mbylljes së një vargu llogarish të Gardës Revolucionare (IRGC) të Iranit nga Instagram pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta etiketuar këtë entitet si një “Organizatë të Huaj Terroriste” (FTO), YouTube po merr masa gjithashtu dhe ka çaktivizuar kanalin e lidhur me Press TV-në e regjimit.

Press TV konsiderohet si zëdhënësi kryesor i Teheranit në gjuhën angleze. Agjensia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, publikoi një raport ku ankohej se Google nuk kishte dhënë paralajmërim për këtë gjë. Ky çaktivizim përfshin edhe kanalin “HispanTV” të mullahëve në YouTube.

PressTV ka transmetuar një raport televiziv mbi këtë temë duke iu referuar një mesazhi të dërguar nga Google ku thuhej se kjo llogari në Google është çaktivizuar dhe nuk mund të riaktivizohet për shkak të përdorimit të kësaj llogarie në mënyra që shkelin politikat e Google.

Kanalet e këtij rrjeti janë aktualisht të shikueshme nga publiku por administratorët nuk mund të publikojnë postime të reja, shton raporti i PressTV.